minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Pija shekullore që bashkon kulturat, traditat dhe fetë   

0
Pija shekullore që bashkon kulturat, traditat dhe fetë   

Në çdo gllënjkë të salepit gërshetohen aromat e traditave, feve dhe festave shekullore. Salepi, një përzierje e trashë qumështi, sheqeri dhe erëzash, është një pije tipike dimërore dhe për të krishterët palestinezë, ka lidhje të forta me sezonin e Krishtlindjeve. Konsiderohet një pije tradicionale në shumë vende të Lindjes së Mesme si Izraeli, Libani, Siria dhe Jordania, por sigurisht nuk mungon as në tavolinat e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.

Blanche Shaheen, autore e disa librave gatimi, u rrit në Kaliforni, por historitë e familjes së saj i kanë rrënjët në rrugët e Betlehemit. “Nëna ime përgatiste gjithmonë salep, pasi kishte marrë pjesë në meshën e Kishës së Lindjes”, thotë ajo. Kur nëna e Shaheen u martua dhe u transferua në SHBA në vitin 1970, ajo mori me vete recetën dhe traditën, të cilën sot e vazhdon e bija.

Versioni që nëna e saj pinte në rrugët e Betlehemit bëhej me pluhur salepi. I përdorur që nga koha osmane si trashës në ëmbëlsira dhe pije, pluhuri përgatitet me zhardhokët e orkideve të egra që tashmë janë në rrezik zhdukjeje, ndaj konsiderohet i paligjshme përdorimi ose eksportimi i tyre. Për këtë arsye, shumë palestinezë në diasporë, e zëvendësojnë pluhurin e salepit me niseshte misri dhe uji trëndafili duke i përzierë me qumësht, sheqer dhe kanellë. Megjithatë, nuk mungojnë eksperimentimet me përbërës të rinj si p.sh: kakao, kokos, biskota, karamele etj.

Shaheen e përfshiu këtë recetë salepi në librin e saj të gatimit “Festa në Lindjen e Mesme”. 

Advertisement

Përbërësit:

3 lugë gjelle (26 g) niseshte misri
4 gota (950 ml) qumësht
65 g sheqer
1 lugë (5 ml) ujë trëndafili ose ujë me lule portokalli
25 g kokos
40 g fëstëkë të grirë hollë
Kanellë, për shije

Udhëzime:

1. Përzieni niseshtenë e misrit në gjysmë filxhan (120 ml) qumësht derisa të tretet. Më pas lëreni të pushojë mënjanë.

Advertisement

2. Qumështin dhe sheqerin e mbetur e ziejmë ngadalë në një tenxhere, duke ulur gradualisht temperaturën dhe duke i përzierë vazhdimisht derisa sheqeri të tretet.  

3. Shtoni përzierjen e niseshtesë së misrit në qumështin në tenxhere.

4. Ziejini për 10 minuta në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza.

5. Shtoni ujin e trëndafilit ose ujin e luleve të portokallit dhe përzieni përsëri.

Advertisement

6. Shpërndajeni nëpër filxhanë ose gota të vogla. Hidhni mbi përbërje me një lugë çaji, fëstëkë dhe kokos.

7. Pudrosini me kanellë dhe shijojini.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit