
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në Pejë.
Një 60 vjeçare është vrarë nga djali i saj.
Advertisement
Policia bën me dije se autori i ngjarjes së rëndë është arrestuar.
Ndërkohë që nuk dihen arsyet që mund ta kenë çuar djalin drejt këtij akti të rëndë, për të vrarë nënën e tij.
Advertisement
“Rreth orës 16:00, Policia ka pranuar informacionin se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka ndodhur një rast i rëndë. Ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.”, tha zëdhënësi i Polcisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.