minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ambasadorët takojnë Vuçiç; diskutohet situata pas arrestimit të kriminelet serb në veri të Kosovës

0
Ambasadorët takojnë Vuçiç; diskutohet situata pas arrestimit të kriminelet serb në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mëngjesin e kësaj së mërkure priti në takim përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të BE-së. Ky takim vjen një ditë pasi policia e Kosovës arrestoi një nga organizatorët serb të protestës së dhunshme të 29 majit, ku mbetën të lënduar 30 pjesëtarë të KFOR.

Pas takimit, Vuçiç reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale:

 

“Kam marrë vendimin që të mos them asnjë fjalë për takimin me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi. Mendoj se është më mirë për të gjithë”,

Advertisement

 

Në lidhje me situatën, një natë më parë, Aleksandër Vuçiç informoi edhe senatorët amerikanë, tek të cilët pretendoi se qartazi dhe pa asnjë dyshim arrestimi i Millun Millenkoviç-Llune ishte provokim. Sipas Vuçiç, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po tenton të provokojë një luftë në zemër të Evropës.

 

Ndërsa senatorët amerikanë i kërkuan Serbisë vetëpërmbajtje dhe përsëritën thirrjet për paqe.

Advertisement

 

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i arrestuari është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale, që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët e Kosovës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit