minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Situata në veri të Kosovës/ Molliqaj: Skenar dhe regji e Vuçiç dhe Kurtit, ja qëllimi i tyre

0
Situata në veri të Kosovës/ Molliqaj: Skenar dhe regji e Vuçiç dhe Kurtit, ja qëllimi i tyre

Konfliktet në veri të Kosovës kanë krijuar shqetësim në të gjithë territorin e tyre, por edhe në Shqipëri.

 

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD në Kosovë ka deklaruar për Vizion Plus, se tensionet që janë krijuar në veri janë me skenar dhe regji të Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç.

 

Advertisement

Sipas tij, qëllimi i tyre është për të tërhequr vëmendjen nga kompromiset që kanë mes tyre.

 

Për fat të keq të qytetarëve serb por edhe policisë së kosovës është një instrumintalizim i nga të dy krerët e shteteve respektive, nga Kurtit dhe Vuçiç. Po e përdorin tensionimin e situatës për të maskuar dhe për të zhvensour vëmendjen nga ato që ne i quajmë kompromise, karshi zhvillimeve atje. Gjithçka është në kuadër të një plani i cili është i qartë për të gjithë ne dhe është një regji dhe skenar jashtëzakonisht i keq”, tha ai.

 

Advertisement

Molliqaj foli edhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve, ku theksoi se arrestimi i një qytetari serb, të akuzuar për sulme në veri është thjesht dhe vetëm pretekst i qeverisë “Kurti”.

 

“Ka më shumë se një vit e gjysëm që është krijuar qeveria Kurti dhe ne e kemi thënë që konfliktet në veri të Kosovës janë probleme politike, dhe jo i rendit dhe ligjit dhe ai po kërkon zgjidhje politike.

 

Advertisement

Sot po bëhen 48 orë kur rrugët janë të bllokuara dhe dy pika kufitare janë të bllokuara dhe policia e Kosovës nuk mund t’i zhbllokojë ato.

 

Sot ka dështuar seanca ndaj një qytetari serb i akuzuar për sulme në veri. Për herë të parë në Kosovë mbahet një seancë pa praninë e të akuzuarit.

 

Advertisement

Kosova ka dështuar të siguroj prezencën e tij. Ai ndodhet në një pjesë të territorit të Kosovës, ku qeveria e Kosovës nuk ka qasje.

 

Zgjedhjetu shtynë për në 23 prill të viti të ardhshëm, për shkak të akuzës së qytetarit serb.

 

Advertisement

Veprimi i Kosovës për të arrestuar një qytetar, nuk bëhet fjalë për tani por për shtatorin e vitit 2021. Kjo ndodhi në ditën kur qeveria e Kosovës shtyu zgjedhjet, atëhere edhe u arrestua qytetari serb. Ata nuk duan të flasin për kompromisin që u bë, por për një çështje tjetër”, tha ai për Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit