minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Shpërthime në komunat e veriut/ Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shpërthime në komunat e veriut/ Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi

0
Shpërthime në komunat e veriut/ Tre policët e rrëmbyer dalin sot para gjykatës në Serbi

Tre shpërthime u dëgjuan gjatë natës në komunat veriore të Kosovës. Policia konfirmoi për mediat se shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan, pranë ambienteve të stacioneve të policisë.

 

Nga sulmet nuk pati persona të lënduar, ndërsa është dëmtuar një automjet i policisë.

 

Advertisement

Sulmet ndaj stacioneve policore vijnë dy ditë pas rrëmbimit të tre punonjësve të kufirit, të cilët siç bëjnë me dije mediat në Kosovë, do të dalin sot para Prokurorit të Lartë Publik në Krevalë të Serbisë.

 

Pas kësaj do të vendoset nëse punonjësit e kufirit do të lirohen, apo do të vijojnë të mbeten në qelitë serbe.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, për të dytën ditë radhazi dhjetëra mjete të transportit të mallrave vijojnë të mbeten përtej kufirit në pikat që lidhin Kosovën me Serbinë, Merdarë dhe Jarinjë.

 

Asnjë kamion me mallra me origjinë nga Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, që kur qeveria mori vendimin për të rritur masat e sigurisë. Kryeministri Kurti bëri të qartë se masat nuk janë tregtare apo ekonomike, por vetëm për shkak të sigurisë.

 

Advertisement

Ndërsa në Leposaviç, dhjetëra serbë protestuan para ndërtesës së komunës, madje edhe duke tejkaluar kordonin e forcave të KFOR. Edhe pse nuk pati përplasje fizike, tensionet mbeten të larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit