
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Orkestrën e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Prishtina për suksesin e arritur në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” në Pragë të Çekisë, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka bërë të ditur se orkestra kosovare është shpërblyer me katër çmime, përfshirë medaljen e artë, dy çmime speciale individuale dhe çmimin e publikut.
“Suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë dhe përkushtim”, ka shkruar Kurti, duke vlerësuar paraqitjen e të rinjve në skenat ndërkombëtare.
Pas sukseseve të mëparshme në Austri dhe Spanjë, anëtarët e “Amadeus” kanë vazhduar me rezultate të larta edhe në Çeki, duke përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze.
Kryeministri ka theksuar se institucionet kanë mbështetur pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve në aktivitetet ndërkombëtare, me qëllim promovimin e talenteve vendore dhe kulturës së Kosovës jashtë vendit./Albinfo.ch
The post Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim appeared first on Albinfo.