minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Escobar i përgjigjet Gërvallës: Liderët nacionalistë në Ballkan vështirësojnë rrugën drejt BE

0
Escobar i përgjigjet Gërvallës: Liderët nacionalistë në Ballkan vështirësojnë rrugën drejt BE

Pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla,  se pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një tigër prej letre  ka reaguar menjëherë emisari i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Ai  ka thënë se çdo rezultat pozitiv ka ardhur falë bashkëpunimit të perëndimit.

 

“Dhe më vjen keq që duhet të dalloj nga kolegia ime nga Kosova, por gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të BE-së dhe SHBA-së.”

 

Advertisement

Diplomati i lartë amerikan e ka përfshirë Kosovën në listën e vendeve, që kanë lidership populist, kjo pasi e ndau rajonin në dy pjesë.

 

“Rajoni është bërë një rajon me dy rrugë, njëra ku bëjnë pjesë vendet që janë në NATO, janë më staber dhe janë fuqishëm në rrugën drejt BE-së, dhe të tjera janë vendet që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e rajonit. Dallimet kyçe janë që shtetet që janë në NATO dhe që kanë pasur zhvillimet më të mëdha janë ato, që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Dhe  ato që vazhdojnë të kenë lidership që beson se popullizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara, janë ata që po shohin më shumë sfida.”

 

Advertisement

Ministrja e Punëve të Jashtme  Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë fjalës së saj në një nga panelet në Forumin e Dubrovnikut në Kroaci, ka theksuar  se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, Bashkimi Evropian nuk mund të garantojë paqe dhe siguri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit