minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Përgëzojmë Shqipërinë për reformat”/ Escobar: Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e përbashkët

0
“Përgëzojmë Shqipërinë për reformat”/ Escobar: Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e përbashkët

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar garantoi mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian.

 

Ai vlerësoi dy vendet jo vetëm për reformat e ndërmarra për të arritur qëllimin e anëtarësimit, por edhe për qëndrimin e mbajtur në raport me Rusinë.

 

Advertisement

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Përgëzojnmë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapin e rëndësishmë që kanë ndërmarrë. Ne mbështesim reformat e tyre për të ecur më shpejt përpara në rrugën e kandidimit në BE. Dua të bëj të qartë që për Shtetet e Bashkuara, Ballkani Perëndimor mbetet një vend me mundësi të mëdha, një vend dinamik dhe një pjesë shumë e rëndësishme e botës. Jam i lumtur të di që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë votuar në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n dhe kanë kontribuuar që situata në Ukrainë të përfundojë.”

 

Advertisement

Në një bashkëbisedim online me gazetarët, Escobar u ndal edhe te tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, duke kërkuar që të dyja palët, të gjejnë gjuhën e dialogut.

 

 

GABRIEL ESCOBAR

Advertisement

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Shtyrja e reciprocitetit nuk është thjesht një shtyrje, është një mundësi për të gjetur zgjidhje të adhurueshme për integritetin dhe stabilitetin e rajonit. Është e vërtetë që marrëveshja e mëparshme ishte e përkohshme, por ne po presim sesi dy vendet mund të lëvizin përpara dhe të krijojnë disa mundësi për marrëdhënie më të mira, lëvizje të lirë dhe një integrim më të mirë në Evropë. Unë mendoj që po jepen disa mundssi për të bërë progres në çështjet e kufirit dhe në dialog.”

 

Gabriel Escobar kërkoi diskutime mes Prishtinës dhe Beogradit edhe për të nisur zbatimin e Asosacionit, por duke bërë të qartë se kjo nuk duhet të shkelë Kushtetutën e Kosovës.

Advertisement

 

GABRIEL ESCOBAR

I DERGUARI I POSAÇEM I SHBA PER BALLKANIN PERENDIMOR

“Pozicioni ynë është që të gjitha marrëveshjet prioritare duhet të implementohen dhe zbatohen, përfshirë edhe asosacionin. Megjithatë, Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të bjerë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti. Ka shumë modele evropiane sesi minoritetet mund të mbrojnë kulturën dhe gjuhën. Na duhet të gjejmë disa nga këta shembuj dhe ti përdorim si një udhëzues për të bërë përpara në implementimin e asosiacionit, shpresoj të diskutohet për këtë në Bruksel.”

Advertisement

 

I dërguari i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor kërkoi edhe që vendet që nuk e kanë njohur akoma Kosovën si shtet të pavarur ta bëjnë sa më parë këtë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë sa më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit