
Bëhet e ditur se në një garë shumë të fortë ndërkombëtare me kitarë, ku moren pjesë kandidatë nga SHBA-ja, Kosova, Polonia, Rumania, Meksika, Bullgaria, Indonezia, Gjermania, Tajlanda, India dhe Kina, Ledion Halitaj mori Çmimin e Parë në Kategorinë I, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se me suksesin e arritur në Marku Guitar Competition, Ledioni e përmbylli dhjetëmujorin e këtij viti me 5 çmime të para në kategorinë e tij.
Kujtojmë se Ledioni me performancat e tij ka fituar 18 çmime të ndara nga juritë profesionale dhe katër çmime të publikut në shtete të ndryshme.
Muaj më parë ai mori pjesë në tri festivale të rëndësishme: në Ohër, Shkodër dhe Prishtinë, ku në të tria ka zënë vendin e parë në kategorinë e tij. /Albinfo.ch
The post Ledion Halitaj sërish “rrëmben” çmimin e parë në garën ndërkombëtare për kitarë appeared first on Albinfo.