minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kënga “Oj Kosovë” rrëmben çmimin kryesor në Festivalin e Këngës në RTK

0
Kënga “Oj Kosovë” rrëmben çmimin kryesor në Festivalin e Këngës në RTK

Në mbrëmjen e cila finalizoi Festivalin e Parë të Këngës në Kosovë të organizuar nga RTK, konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” u shpall fitues i këtij edicioni. Ndërkohë, çmimi I tretë I takoi këngëtarit Albin Nikprelaj me këngën “Ajo”. Për herë të parë në këtë festival u nda edhe çmimi nga orkestra të cilin e rrëmbeu Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je”

Në këtë ceremoni të mbajtur të shtunën mbrëma pati pjesëmarrës nga jeta politike, kulturore e artistike derisa nuk munguan as emra të njohur të kulturës dhe artit nga Kosova dhe Shqipëria.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte një ndër të ftuarit e kësaj nate i cili mes tjerash ndau edhe çmimin e parë për këngën fituese.

Advertisement

Pas përfundimit të këtij edicioni që po cilësohet historik ku Kosova bëhet me Festival të Këngës, drejtori artistik, Florent Boshnjaku, tha se Festivali i Këngës është vazhdimësi e traditës. Ai iu është përgjigjur komenteve për emra më të njohur në edicionin e parë.

“Nuk kanë qenë të sigurt se çka dhe si do të punohet. Mendoj që me këtë Festival është dëshmuar se çka mundet me u punua. Në anën tjetër nuk e di pse kanë dyshuar kur e kanë ditur kush është prapa”, ka thënë Boshnjaku.

Ky Festival i organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës u drejtua nga Adi Krasta i cili ishte edhe drejtor i Festivalit derisa u mbështet financiarisht nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Prishtinës.

Nga Ministria e Kulturës u tha se Kosova, me Festival të Këngës, tregoi se zemra dhe zëri i saj është i fortë dhe i pandalshëm.

Advertisement

“Festivali i Këngës nuk është vetëm një festë, por është një shtëpi e re për artistët tanë, një rrugë e re e hapur për të arritur më lart, për të shpërfaqur potencialin tonë në skenën botërore të muzikës”, thuhet në deklaratën e tyte.

Kënga fituese:

https://youtu.be/JOgcsrU2KE8?feature=shared

The post Kënga “Oj Kosovë” rrëmben çmimin kryesor në Festivalin e Këngës në RTK appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit