minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Burna Boy, artisti që është pritur gjatë në natën e dytë të “Sunny Hillit”

0
Burna Boy, artisti që është pritur gjatë në natën e dytë të “Sunny Hillit”

Burna Boy ka qenë artisti që është pritur gjatë në natën e dytë të “Sunny Hillit”. Ka dalë në skenë 40 minuta pas mesnatës dhe ka ndryshuar krejt atmosfera. Por, pjesa e parë nuk ka zgjatur shumë. E ka ndalur ritmin problemet teknike që kanë zgjatur rreth 20 minuta. Është rikthyer furishëm, përcjell albinfo.ch.

“Është hera e parë që vij në këtë pjesë të Evropës dhe jam i lumtur që jam pikërisht në ‘Sunny Hill Festival’”, ka thënë ai kur ka dalë në skenë për herë të parë.

Sapo ka nisur kapitulli i tij është dëshmuar se përse është në mesin e atyre që cilësohen yje të këtij edicioni, e për më tepër edhe si fitues i çmimit “Grammy” në vitin 2021, kur triumfoi me albumin “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”. Artisti nigerian, të cilin revista “Times” e ka listuar në mesin e 100 personave më me ndikim në botë më 2024 – kur edhe Dua Lipa u fut në listë – ka nisur shpalosjen e repertorit karakteristik të tij që përfshin muzikën afrobeat, dance-hall e pop. Qysh më 19 prill, ka qenë artisti i parë i konfirmuar për edicionin e sivjetmë të “Sunny Hill”.

Advertisement

Por pas dy këngësh Burna Boy është larguar nga skena ndërkohë që publiku është ndezur. Më pas në ekran është shfaqur njoftimi se ka probleme teknike.

E gjatë është dukur pauza prej 20 minutash. Kur është rikthyer, ka valëvitur flamurin e Kosovës.

“Kishim probleme teknike, por nuk do të ndalemi”, ka thënë ai.

Me orkestër plotësisht “live” artistë të këtij kalibri janë ata që e bëjnë diferencën. Ka interpretuar edhe këngën “Jerusalema”, remiks nga ai, përderisa turma i është afruar skenës. Në natën e dytë duket se ka më shumë publik se sa në hapje.

Advertisement

Stili origjinal e i veçantë i muzikës së Burna Boy kanë bërë që ai t’i pushtojë zemrat e publikut anembanë botës, duke i shënuar disa suksese mbresëlënëse për herë të parë. Në vitin 2023 u bë artisti i parë afrikan që i shiti të gjitha biletat e koncertit në një stadium në SHBA dhe një vit më vonë u bë artisti i parë i zhanrit ‘afrobeats’ që interpretoi në ceremoninë prestigjioze “Grammy”. Ai vazhdon të bëjë histori në skenën e muzikës.

Po ashtu, revista “Rolling Stone” e ka radhitur në vendin e 197 në listën e 200 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohëve. Tani një brez i tërë të rinjsh nga kontinenti e admiron atë dhe admirues të tillë ka gjetur edhe në “Sunny Hill Festival” ritmin e të cilit, në natën e dytë, deri në agim, e mbajnë “The Martinez Brothers”, dyshja e muzikës house, tekno dhe hip-hop.

Dua Lipa, shqiponjë në “Sunny Hill Festival”

(23:46) – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është në mesin e publikut edhe në natën e dytë të “Sunny Hill Festivalit”. Ajo është shfaqur në ekranet anash skenës teksa po këndonte Dhurata Dora. Ka qenë ajo që e ka ftuar për përshëndetje. E Dua Lipa përshëndetjen e ka kthyer duke bërë shqiponjën. “Dua, të duam shumë. Kënga e radhës është për ty, po ashtu. Se pyetja është: ‘Ku janë shqipet e mia sonte?” Masa ka shpërthyer në brohoritje.

Advertisement

 

The post Burna Boy, artisti që është pritur gjatë në natën e dytë të “Sunny Hillit” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit