minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO) - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

0
Përdhosen simbolet e Adem Jasharit, Komandant Telit dhe UÇK-së në Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ku ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dega në Çair ajo e cila ka dënuar ashpër përdhosjen e muraleve me figurën e Adem Jasharit, Komandant Telit, emblemës së UÇK-së dhe simbole të tjera të luftës së shqiptarëve.

Sipas BDI, ky akt bëhet akoma edhe më i rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur, pasi është regjistruar në përvjetorin e masakrës ku ra Komandant Teli.

“Nuk mund të mos shqetësohemi për atmosferën që po krijohet në vend. Një pushtet i nënshtruar politikisht ka krijuar terren ku elementet radikale nacionaliste ndihen gjithnjë e më të inkurajuara të provokojnë shqiptarët, të prekin gjuhën e tyre, simbolet dhe tani edhe figurat e dëshmorëve. Dje u hoq gjuha shqipe nga tabelat shtetërore në Tabanoc. Sot përdhosen Adem Jashari, Komandant Teli dhe emblema e UÇK-së në Çair”, thuhet në reagim.

Më tej u është kërkuar organeve kompetente, përfshirë këtu Ministrisë e Punëve të Brendshme të identifikojë urgjentisht autorët, të sqarijë motivet e këtij veprimi dhe t’i nxjerrë ata para përgjegjëisë. Duke theksuar në fund se respekton dhe do të vazhdojë të respektojë çdo komuntitet dhe qytetar.

Advertisement

“Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme që urgjentisht të identifikojë autorët, të sqarojë motivet dhe t’i nxjerrë para përgjegjësisë. Presim reagim institucional, jo heshtje.

Çairi ka respektuar dhe do të respektojë çdo komunitet dhe çdo qytetar. Të njëjtin respekt e kërkojmë për historinë, gjuhën, simbolet dhe dëshmorët tanë”, thuhet më tej në reagim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit