minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

0
Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike

Më 14 nëntor 2026, në Gjenevë do të organizohet promovimi i librit «Për Kosovën Republikë», të autorit Enver Dugolli, një aktivitet kulturor që synon të vërë në pah kujtesën historike, qëndresën politike dhe përpjekjet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mbrëmja do të sjellë në vëmendje një kapitull të rëndësishëm të historisë bashkëkohore të Kosovës, përmes dëshmive dhe përvojave të autorit, Enver Dugolli, ish-i burgosur politik dhe i mbijetuar i masakrës së burgut të Dubravës.

Aktualisht, Dugolli ushtron detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Advertisement

Përtej dimensionit letrar, libri përfaqëson një dëshmi mbi përvojat personale dhe kolektive të një periudhe të karakterizuar nga represioni politik, qëndresa dhe angazhimi për realizimin e idealit të Kosovës Republikë.

Gjatë mbrëmjes, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë me autorin dhe të ndajnë reflektime mbi rëndësinë e dokumentimit dhe përcjelljes së kujtesës historike te brezat e rinj.

Programi do të pasurohet me një paraqitje artistike nga SHKA «Ilirët» nga Lozana.

Në aktivitet pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve, personalitete, mysafirë nga Kosova dhe vende të tjera, si dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Advertisement

Promovimi i librit organizohet në kuadër të angazhimit për promovimin e kulturës, letërsisë dhe kujtesës historike shqiptare në diasporë, duke krijuar ura komunikimi ndërmjet brezave dhe hapësirave kulturore.

Data: E shtunë, 14 nëntor 2026

Ora: 19:00

Vendi: SWISS UMEF Adresa: 187, Route d’Aïre, 1219 Aïre, Genève

Advertisement

Jeni të mirëseardhur për ta përcjellë këtë aktivitet me rëndësi historike. Për informacione dhe kontakte mediatike: Organizatorët: Shoqata kulturore Dora d’Istria; Lidhja e shkrimtarëve dhe krijuesve shqiptarë në mërgatë; Shoqëria kulturore artistike « Ilirët » nga Lozana [email protected] Sponzor medial, Albinfo.ch.

The post Libri i Enver Dugollit sjell në Gjenevë dëshmitë e qëndresës dhe kujtesës historike appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit