minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Cola dietike në Zyrën Ovale, Biden heq butonin me të cilin porosiste Trump

0
Cola dietike në Zyrën Ovale, Biden heq butonin me të cilin porosiste Trump

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mendohet se ka hequr nga tavolina e Zyrës Ovale një buton, me të cilin Donald Trump porosiste Cola dietike. Në fotot e reja të Biden në këtë zyrë, ky buton nuk u pa.

Ish-Presidenti i pëlqente shumë pijet e gazuara dhe thuhet se konsumonte 12 Cola dietike në ditë. Trump e zbuloi për herë të parë funksionin e butonit në një intervistë të vitit 2017 me Associated Press, kur e shtypi atë dhe pas disa sekondash, në zyrë hyri shërbyesi me një gotë Cola.

Ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Chris Sims, zbuloi në librin e tij të vitit 2019 se Trump e përdorte shpesh atë buton për të bërë shaka me vizitorët: “Ai u thonte se ai buton komandonte pajisje bërthamore dhe e shtypte. Njerëzit hapnin sytë dhe shikonin njëri-tjetrin. Kur hynte shërbëtori me Cola, Trump ia plaste të qeshurit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit