minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Si u kthyen opozitarët e Tiranës brenda pak orësh nga tifozë të Donald Trump, në adhurues të Biden

0

Nga Ylli Pata

Ka bërë përshtypje në publik “nxitimi” i figurave të larta të opozitës për të uruar apo përshëndetur fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale amerikane, kur për mbi 5 vjet kjo opozitë ka udhëhequr një fushatë, jo thjesht pro presidentit Donald Trump, por ka ushqyer edhe iluzionet e mbështetësve të saj, se Trump do të jetë njeriu që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti.

Më interesante është se figura të larta të opozitës, si Lulzim Basha, Bujar Nishani, Sali Berisha e Fatmir Mediu, kanë lëshuar deklarata pro Biden, kur nga ana tjetër kanë qenë nga njerëzit që janë investuar edhe me para për të qenë prezent në instalimin e Donald Trump, për të siguruar një foto me të, apo edhe për të qenë pjesë e takimeve me zyrtarë të administratës së tij, apo për qasje në mediat pro Trump.

Që të vijmë në krye të herës. Gjithçka nisi në vitin 2016. Edi Rama, ndërkohë që ishte në SHBA si i ftuar zyrtar në Shtëpinë e Bardhë ku takoi zyrtarisht zv.presidentin, Joe Biden, dhe në takim më pas hyri dhe mori pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dha një intervistë për CNN, ku mbajti një qëndrim pro kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kundër kandidatit republikan Donald Trump.

Advertisement

Me fitoren e Trump në zgjedhjet e 2016-s, PD dhe LSI kaluan në ekstazë dhe nisën të sulmonin aq fuqishëm Edi Ramën, George Soros e demokratët e SHBA, sa edhe të shkretët Clinton i futnin në një çanak akuzash si ministrat e Ramës, kur presidenti Clinton ishte njeriu që kishte bombarduar Serbinë.

Histeria trumpiste e opozitës vijoi sidomos pas vitit 2017, kur Trump u instalua në Shtëpinë e Bardhë dhe PD e LSI kishin “djegur” Kuvendin në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si kryeprokurore që zëvendësoi Adriatik Llallën e cilësuar si “person non grata” nga sekretari i Shtetit të SHBA-së.

Opozita e futur në çadrën e shkurtit 2017 deri në qershor, trumpizmin e pati si një refren të saj, PD u kthye nga një parti e PPE në një forcë populiste e ngjashme e forcat e ekstremit të djathtë në Europë.

Madje Lulzim Basha, edhe në takimet e PPE ulej ngjitur me Nikolla Gruevskin e Maqedonisë dhe me Viktor Orban e Hungarisë, pasi u kritikua fort nga establishmenti europian i PPE-së.

Advertisement

Vala Trump nisi u forcua si ideologji në radhët e opozitës, djali i Fahri Balliut, Klevisi, që atëherë nuk njihej në publik nisi të prezantohej si njohës i doktrinës Trump dhe aktivist i saj në SHBA.

Po ashtu edhe nga LSI, nga Petrit Vasili deri tek këshilltarët e Metës u kthyen në trumpistë të fuqishëm.

Këtë nuk e fshehu edhe vetë Ilir Meta, i cili në nëntorin e 2016-s, atëherë kryetar Kuvendi u përplas fort me Donald Lu, në takimin për zgjedhjet që zhvilloi Ambasada amerikane.

Madje media e djalit të Berishës, në dhjetorin e vitit 2016 publikoi lajme të rreme që ambasadori Lu është shkarkuar nga detyra, duke përfituar nga një udhëtim i tij në Uashington.

Advertisement

DASH pas këtij fake news-it i zgjati qëndrimin në Shqipëri ambasadorit, i cili ishte caktuar në Kirgistan si titullar i Ambasadës së SHBA.

Përveç këtyre manovrave, trumpizmi ka qenë ideologjia e opozitës, “sovranizmi” sulmi ndaj “porosit”, gjuha e shthurur etj, etj, ishte pjesë e mënyrë së të bërit politikë, ku “presidentin Trump” e kishin refren të referencave politike.

Madje Lulzim Bashës ju hap edhe një çështje hetimore, nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, pasi ai në vitin 2017 pagoi një kompani lotimi në SHBA për të dalë në foto me presidentin Trump, gjë që e bëri, për të dhënë një intervistë në median trumpiste Breitbart, gjë që e bëri, dhe takime me zyrtarë të tjerë, gjë që nuk ndodhi.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë arriti në përfundimin se paratë e paguar nga PD kishin kaluar nëpërmjet një skeme off shore, kompani guackë, ku lidheshin me kompani të dyshimta ruse.

Advertisement

Madje një hetim për këtë çështje nisi edhe në Shqipëri nga Prokuroria e Tiranës, por që më pas u mbyll në gjykatë.

Kjo lëvizje e beftë  ka sjellë çudi në disa qarqe madje edhe ata pranë PD-së.

Damir Fazlliç, personi që drejtoi grupin e këshilltarëve të jashtëm për të sjellë PD-në në pushtet në 2005, e ka cilësuar këtë logjikë si budallaqe dhe Bashën e cilëson si “Forest Gump”.

Megjithatë, edhe në këtë pikë ka lëvizje surprizë, pasi në kuadrin e lëvizjes së Trump për të mos njohur zgjedhjet dhe për t’i kontestuar në gjykatë në një pjesë të mirë të militantëve të opozitës ka një shpresë se Trump do e kthejë situatën në favor të tij.

Advertisement

Sidomos nga pjesët e fanatikëve të së djathtës që Biden e cilësojnë akoma si një komunist.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit