minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kush është simboli i Përmetit?!

0

Nga Mitro Çela

Rrugës për në Përmet nisëm një bisedë me Ezmerkën rreth dilemës:

Cili është simboli i Përmetit?

Kush shkon në Përmet për herë të parë  thotë:

Advertisement

-Guri i Qytetit.

Normale. Përfytëroni një  shkëmb 42 metra të lartë dhe me sipërfaqe 650 metra katror, që ka “hapur” themelet buzë Vjosës.

Kur e pa Edith Duram tha:” Një nga vendet më të  bukura në  botë!”

Të jetë shkëputur shkëmbi nga mali i Dhëmbelit? Ndoshta. Këtë thonë gjeologët.

Advertisement

Por legjenda flet ndryshe:

Gur perëndie!

Ka  ardhur si dhuratë nga qielli, për ti dhënë  edhe emrin qytetit.

Kush  beson në legjenda, le të lexojë  historinë.

Advertisement

Mesjetë. Kryezoti i krahinës Prendi, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala.

(Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. )

Ishte fundi i shekullit të 14-të. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit.

Prendi kishte vdekur. Kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji.

Advertisement

Kishte   një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji.

Një natë turqit mbritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza.

Turqit kërkuan çelsat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës.

Diestra mori në dorë djepin me djalin,  dhe u hodh nga maja e  shkëmbit.

Advertisement

Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u  përplas Diestra.

Mbi gur  disa shënja: Dora  e foshnjës ose vijat e djepit.

Këtë thotë legjenda.

Kush ka banuar në  Përmet, mund të thotë:

Advertisement

-Qytet i Trëndafilave!

Normale. Baçevanët nga Përmeti, kanë qënë me famë në gjithë Ballkanin. Kanë kultivuar aqë shumë lloje e soje, sa që trëndafilat lulëzojnë  në çdo stinë.

Por permetaret kanë edhe një  “sekret”: Prodhojnë ujë  trëndafili.

Me këtë ujë, lahen dhëndri me nusen ditën e dasmës!

Advertisement

Asnjë parfum  nuk mund të krahësohet me ujin e trëndafilit!

Ujët e trëndafilit, përdoret edhe si “delikatesë” në glikotë me famë shumë që bëjnë nikoqiret e qytetit!

Për kureshtarët. Pronari i hotel “Alvero”, ka një relike: Pajisje për të prodhuar ujë trëndafili!

Është blerë në Stamboll dy shekuj më parë!

Advertisement

Tjetër mendim kanë historianët. Sipas tyre, Përmeti është simbol i familjes Frashëri.

Normale. Naimi, Samiu dhe Abdyli hodhën themelet e Rilindjes Kombëtare.

Nuk mund të gjesh  shqiptar që të mos dijë të  recitojë  disa vargje nga poema: ”O malet e Shqipërisë…”

Samiu, autori i librit:” Shqipëria çfarë ka qënë, çështë dhe  çfarë do të bëhet”, është babai i eciklopedisë turke, si Denis Diderot për eciklopedinë franceze.

Advertisement

Nga dera e Frashëllijve është edhe Rifat Frashëri- ish drejtor i Institutit Bakteologjik në Stamboll, një nga autorët që zbuloi vaksinën kundër tërbimit, në fillim të shekullit të 20-të.

Ka edhe pinjollë të tjerë në Panteonin e Shqipërisë: Publicisti dhe shkrimtari Mit’hat Frashëri- Lumo Skëndo; më i madhi ndër më të mëdhejtë aktorë të Teatrit Kombëtar: Naim Frashëri.

Historini Kristo Frashëri.

Ndryshe mendojnë politikanët.  Përmeti, thonë ata është simbol i politikanëve të urtë.

Advertisement

Nga Përmeti ka qënë  Turhan Pasha Përmeti, ambasador i Turqisë në Shën Petërburg, guvernator në Kretë,  dy herë kryeministër në Shqipëri, pas Ismail Qemalit.

Një  mal me baltë u mundua të hidhte Enver Hoxha mbi Sejfulla Malshovën. Profesor në universitetin “Lomonosov” të Moskës. Dishepull i Trockit dhe Buharinit. Armik i Stalinit.  Ministër i Kulturës dhe Sekretari Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë në vitin 1946.

Idetë e Sejfulla Malshovës për reformat në ekonomi, përbëjnë bazën e socialdemokracisë shqiptare.

U internua në Fier në vitin 1947-të.

Advertisement

Deputet i Përmetit, Stavro Vinjau  në qeverinë e Fan Nolit ( 1924) kishte dy portofole: ministër i arsimit dhe ministër i drejtësisë.

“Lapidar” idea e thënë nga Vinjau në parlament:

Taksat e përmetarëve të përdoren në Përmet.

E dini si hyri në politikë Ali Këlcyra? Beu ishte poliglot. Dinte Gjermanisht, Italisht, Ferngjisht, turqisht, greqisht etj.

Advertisement

Në vitin 1913 në Shqipëri erdhi mbreti Vid! Duhet të mbante  fjalim edhe Mbretëresha Sofie.

Fjalimin ja përgatiti Ali Këlcyra. Ishte  vetëm 22 vjeç.

Pas 10 vjetësh u bë  deputet në parlamentin e Fan Nolit.

Artistët kanë shumë simbole për Përmetin. Në kulmin e skulpturës kombëtare, ka zënë vend Odise Paskali.

Advertisement

Kush mund të “matet” me publiçistin Nonda Bulka?

Nga Përmeti ishte  Mentor Xhemali. Në Përmet jetoi “ustai” i madh i klarinetës Laver Bariu. Familja e muzikantëve me famë Qerimi e ka zanafillën në Përmet.

Pak janë ata që e dinë se Tefta Tashko, Tedi Papavrami dhe Anjeza Shahini, janë nga Përmeti.

Duke ndjellur kujtime, rruga duket më e shkurtër. Pa e ndjerë kishim mbritur në Grykë të Këlcyrës.

Advertisement

Tek Ujët e Ftohtë janë  ngritur katër restorante. Nga këto, tre kanë edhe hotele. Kur hidheshin themelet e hotelit të tretë, disa menduan se do ta ketë jetën të shkurtër. Do i hajë konkurenca.

Por jo. Konkurenca  nuk “solli drynin”, por shtoi investimet.

Bashkë me investimet u pasurua edhe menuja. Mishi i pjekur i kecit. Përshesh me thëllënxë. Peshk  në tavë. Tavë shqeto. Lepur i egër. Delikatesë me mish sorkadheje. Gliko me arra. Turshi me lëndë të para bio. Raki dhe verë fshati…Djathë dhije…Të gjitha nën gurgullimën e ujit të burimeve që rrjedhin si ujëvarë dhe të valëve të Vjosës…Parajsë e shkuar parajsës, në këtë cep të Ilirishtes!

Themi të Ilirishtes, sepse po të marrësh “Shtegun e Pelës”, ngjite malit përpjetë dhe mbrin në fshatin Kala, ku gjenden  rrënojat e një kalaje ilire…

Advertisement

Në Grykë të Këlcyrës na ndjek historia.

Në hyrje- Sarajet e bejlerëve të Këlcyrës. Me famë  në Ballkan. I dogjën grekët në Luftën e Parë Botërore.

Gjyshi i Ali Pashë Tepelenës, komiti i njohur Muço Hysa, ndërtoi urën që i dha emrin e tij.

Në mbyllje të Grykës së Këlcyrës, është  ura e Dragotit. Unikale në vend. E ndërtuar me hekur. Pa as një mbështetës.

Advertisement

Në qëndër është ngritur impianti i ujit “Trebeshina”. Në krah të tij është ndërtuar Manastiri i Shën Kollit me varret e ushtarëve grekë.

Në Përmet restorantet, baret, hotelet, kafenetë janë shtuar si “kërpudhat” pas shiut.

Mes restoranteve shkëlqen :  “Familjari” dhe  “Antigoneja”. Po pse? Sepse pronarët kanë kthyer sytë nga  tradita.

Pse kjo metamorfozë? Vitet e fundit janë shtuar  turistët nga Italia, Greqia, Gjermania, Japonia, Austria, Franca. Vinë për të parë tre kisha.

Advertisement

Në Kosinë kisha është ndërtuar në shekullin e 12-të. Në Leusë në shekullin e 17-të. Po kaqë e lashtë  është edhe kisha  në Badëlonjë.

Turistët shkojnë  për të  bërë kanote në Langaricë.

Bëjnë  alpinizëm në Nemerçkë dhe bredhin e Hotovës, platacionin më të madh në Ballkan me bredh.

Turistët kërkojnë ushqim tradicional. Kërkesa e turistëve, nxiti guzhinierët të “rrëmojnë” në traditë.

Advertisement

Dhe menyja dolli  shumë e pasur. Më të drejtë sot Përmeti mund të quhet “djepi” i guzhinës shqiptare.

Nga ta nisim investigimin? Ftuam për kafe Eli Janaqi…Në vend që të fliste hapi çantën. Nxori andej disa letra  dhe nisi të tregoi:

– Kam ardhur e armatosur! Ja këtu kam shkruar recetat për disa gjëllë karakteristike përmetare…Pse do të thoni ju?…Kam dy vajza në Tiranë. Njera në punë. Tjetra studente. Gatuajnë në shtëpi. Ftojnë  shoqet dhe i “gostitin” me gjellë përmetare…

-Lëpijnë gishtat,- më thonë vajzat. Bile shkojnë më tej: Duan të mësojnë recetat për të gatuar edhe në shtëpitë e tyre…Merreni listën. Dua tu flas për glikotë. Një drekë e mirë pa gliko, është  si  një vajzë e bukur pa stoli!

Advertisement

-Mbretëreshë ëshë glikoja e arrës…Sininë kur qirasin zonjat, e zbukurojnë  glikotë e qershisë dhe karpusit ( shalqi). Por mos u largoni nga Përmeti pa provuar glikonë me fiq të egër a nerënxë? Kam disa  vazo në shtëpi. Po ua dhuroj me gjithë zemër…

Po kush mund të na gatuaj? Na rekomanduan disa lokale.

Zgjodhëm “Hanin e Coles”…Morëm rrugën drejt Lixhave të Langaricës. Bëmë  5-6 kilometra rrugë dhe u kthyem majtas.

Pranë një burimi, rrëzë një rrapi shekullor  është ngritur bujtina. Në katin e parë: Guzhina dhe restoranti. Dy kate për hotel…E zonja, e pasi përmëndi 10-15  gjëllë karakteristik, përgatiti disa prej tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit