minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vushtrria mirëpret diasporën, liron oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe parkingun e Muzeut për mërgatën

0
Vushtrria mirëpret diasporën, liron oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe parkingun e Muzeut për mërgatën

Oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingui Muzeut të qytetit të Vushtrrisë do të jenë ekskluzivisht në dispozicion të diasporës prej 1 qershor e deri më 1 shtator, raporton Albinfo.ch. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

“Sot Bordi i Drejtorëve të Komunës ka vendosur që nga 1 Qershori deri më 1 shtator 2021, oborri i Shtëpisë së Kulturës dhe parkingu i tek Muzeu i Qytetit do të jetë në dispozicion të diasporës vushtrriase”, bën të ditur Tahiri.

Ai njofton po ashtu se në kuadër të aktiviteteve verore do të përgatitet edhe festivali “Ditët e Diasporës”.

Advertisement

“Ka dy vite që na mungon ardhja e diasporës në Vushtrri, prandaj me lehtësimin e masave anti Covid, DKRS ka përgatitur edhe festivalin “Ditët e Diasporës” ku do të ketë program të pasur kulturor për të gjithë bashkëatdhetarët tanë”, ka shkruar Tahiri, përcjell Albinfo.ch.

 

The post Vushtrria mirëpret diasporën, liron oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe parkingun e Muzeut për mërgatën appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit