minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosovë: Arrihet marrëveshje për emërimin e atasheve të kulturës

0
Kosovë: Arrihet marrëveshje për emërimin e atasheve të kulturës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit për Atashetë Kulturorë. Ky hap fillestar është vlerësuar si lajm i mirë për kulturën e Kosovës.

“Pas bisedimeve të shumta, kemi ardhur në përfundim që të nënshkruajmë këtë marrëveshje të shkallës së shërbimit që është një hap i parë drejt avancimit të kësaj fushe dhe përfaqësimit kulturor në botë”, ka thënë ministrja Haradinaj.

E ministrja Vlora Dumoshi ka thënë se përveç atasheve që shteti i ka tash, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me MPJ-në kemi vendosur të kemi edhe atashetë kulturorë.

Advertisement

“Me anë të kësaj marrëveshjeje mundësohet emërimi i atasheve kulturore që do të promovojnë kulturën dhe sportin në vendin ku emërohen”, ka thënë ajo.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të punohet në rregullimin e infrastrukturës ligjore për emërimin e atasheve kulturorë, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.

The post Kosovë: Arrihet marrëveshje për emërimin e atasheve të kulturës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit