
Autoritetet gjermane ende nuk ka arritur të vënë në pranga autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Armin Neziri para pak ditësh në Hanover.
Sipas mediave vendasë, autori i dyshuar, i identifikuar si Rinor Z., nga frika e hakmarrjes, ka fshehur familjen.
Një ditë më parë, ka qenë avokati i tij, Fritz Ëillig, ai që ka njoftuar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në Polici.
Shqiptari nga Kosova, Armin Neziri, u qëllua për vdekje nga bashkëkombësi i tij.
Ai ka qenë duke drejtuar një mjet të llojit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një makinë, thonë dëshmitarët.
Mes drejtuesve të dy makinave, pati një debat të ashpër, i cili më pas degradoi në përdorimin e armës. Motivi i konfliktit nuk është zbardhur ende.