minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shën Mëria e shqiptarit tonë në Duomo-n e Milanos sikur na thotë: Brenda keni ar, më shumë se sa baltë!

0

Nga Alba Malltezi

Duomo e Milanos, kjo mrekulli në  zemër të  Italisë  dhe të  Europës kristiane, dihet, është ndërtuar gur pas guri, pllakë pas pllake, statujë  pas statuje, nga donacionet e banorëve të Milanos, zotërinjve, luftëtarëve, mendimtarëve dhe të kujtdo deshi ta kishte atë shtëpi të Zotit që sot admirohet nga bota mbarë, nga njerëz të  cdo feje, përkatësie, kombësie e ideali.

Në të majtë të hollit gjigand ndodhet një altar mermeri i Shën Mërisë me Jezu Krishtin fëmijë në krah. E pra, kjo kryevepër që e shihni dhe në foto është dhuratë  nga një shqiptar në vitin 1480, nga Aleksi i Traketës (L’albanese Alessio della Trachetta).

Aleksi ishte një  shqiptar, i cili që i vogël ishte larguar nga Shqipëria. Jetim, ishte biresuar nga Zotëria e Milanos së atëhershme Francesco Sforza. U bë një nga luftëtarët më të mirë dhe besnikë të tij, dhe më  pas kujdestari i të  birit Galeazzo Maria Sforza.

Advertisement

Ato anë  të  Italisë  i janë  mirënjohës pasi për shumë  vite mbrojti brigjet e lumit Ada dhe shquhej për virtyte të  rralla që  e dallonin dhe e bënë  të  dashur për banorët e kohës.

Mirësia e tij ishte kaq e njohur dhe e përhapur sa Shën Mëria e dhuruar prej tij në  Duomo ka famën se është  shëruese e gjymtyrëve. Shumë  besimtarë  e prekin atë  dhe i japin veti cudibërëse edhe sot e kësaj dite.

Në këtë Krishtlindje të  rrallë, ku shumë  prej nesh kanë  humbur të  afërm, punë, miqë si dhe të  mira elementare për një  jete normale, do të  doja shumë  që  Shën Mëria e shqiptarit të  mirë  Aleks Traketa, të  bënte një  mrekulli edhe për ne përmbarësi.

Do të  doja shumë  që  shqiptarë  të  tjerë  si Traketa, Skëndërbeu, si Nënë  Tereza, të  bë heshin të  panumërt në  vendosjen e gurëve të  cmuar në  Katedralet e qytetërimit njerëzor.

Advertisement

Shembujt e më  të  mirëve tanë  na kanë  treguar se dimë  të  bëjmë  gjëra të  jashtëzakonshme, se brenda nesh ka ar, më  shumë  se baltë.

Ja, këtë fuqi të  bukur do të uroja ta nxirrnim në dritë edhe me ndihmën e kë tyre shqiptarëve të  mrekullueshëm që  kanë  lënë  gjurmë  kudo mbi tokë  si për të  na thënë: Jemi të  mirë, jemi të mirë ! Krishtlindje të  mbarë!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit