Një 17-vjeçare në Greqi, e zhdukur prej disa ditësh, është gjetur dhe është zbuluar e vërteta. Referuar mediave greke, e mitura ishte trafikuar nga një 50-vjeçar shqiptar.
Ai e kishte bindur të renë të largohej nga shtëpia duke i thënë se e dashuronte. Më pas 17-vjeçarja është trafikuar, ndërsa shqiptari i kishte postuar në internet edhe një “reklamë”.
Advertisement
“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante ai në reklamë.
Shqiptari ra në pranga së bashku me një grek që administronte faqen e internetit ku u postua reklama, dhe një grua që rregullonte takimet me klientët përmes telefonit.
Advertisement