minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bashkëshort i ministres italiane/ Shqiptari fiton garën në Itali për t’u bërë polic (EMRI+FOTO)

0
Bashkëshort i ministres italiane/ Shqiptari fiton garën në Itali për t’u bërë polic (EMRI+FOTO)

Tridhjetë vjet pasi mbërriti në Itali, Ergys Haxhiu nga Shqipëria bëhet polic. 37-vjeçari është bashkëshorti i ministres për Politikat Rinore në Itali, Fabiana Dadone.

Ai mori pjesë në konkursin e organizuar për t’u bërë pjesë e policisë. Duke nisur që nga mesi i prillit, Ergys Haxhiu do të shërbejë në Dogliani.

“Për ne është një lehtësim, për një vit e gjysmë polici i vetëm në vend duhej të menaxhonte urgjencën Covid praktikisht vetëm”, shpjegoi kryebashkiaku, Ugo Arnulfo.

Haxhiu zgjodhi Doglianin sepse është afër zonës ku jeton bashkë me familjen e tij. Sipas mediave italiane, për të nuk do të ketë asnjë favorizim pse është bashkëshorti i ministres. 37-vjeçari do t’u nështrohet të gjitha procedurave, si të gjithë garuesit e tjerë.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit