​Dua Lipa nominohet për tri çmime në “BRIT Awards” 2021

Dua Lipa është nominuar në tri kategori për ceremoninë e çmimeve muzikore “BRIT Awards”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nga Kosova, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka shprehur gëzimin lidhur me këtë sukses të radhës.

“3 nominime. Faleminderit BRIT Awards. Mezi pres t’ju shoh”, ka shkruar këngëtarja 25-vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dua këtë vit është nominuar në kategoritë: “Female Solo Artist”, në kategorinë “British Single” për këngën “Physical” dhe në kategorinë “Mastercard Album Of The Year” për albumin “Future Nostalgia”.

Dua ka fituar deri më tani tri çmime “BRIT” që nga fillimi i karrierës së saj.

Në vitin 2017 ajo ka fituar dy çmime: “British Breakthrough Act” dhe “British Female Solo Artist”. Ndërkaq, në vitin 2019 ka fituar çmimin në kategorinë “British Single of the Year”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ​Dua Lipa nominohet për tri çmime në “BRIT Awards” 2021 appeared first on Albinfo.