minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dua Lipa i ka fituar edhe dy çmime të rëndësishme në “LOS40 Music Awards 2020”

0
Dua Lipa i ka fituar edhe dy çmime të rëndësishme në “LOS40 Music Awards 2020”

Tashmë dihet se të shumta janë çmimet ndërkombëtare të Dua Lipës. Këtij numri iu shtuan edhe dy çmime të tjera të rëndësishme për këngëtaren shqiptare me famë botërore, përcjell albinfo.ch.

Së fundmi, ajo ka arritur të dalë triumfuese në dy kategori të rëndësishme në LOS40 Music Awards, që ndryshe njihet edhe si mbrëmja më e madhe muzikore e ndarjes së çmimeve në Spanjë.

Dua ka fituar çmimin “Artisti më i mirë internacional” dhe “Albumi më i mirë internacional”, për albumin e saj shumë të suksesshëm që e nxori në shitje këtë vit, ‘Future Nostalgia’.

Advertisement

Këtij suksesi sigurisht se iu gëzua 25-vjeçarja e cila emocionet i shprehi nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Uau, faleminderit për të gjitha Los40! Albumi më i mirë internacional dhe Artistja më e mirë internacionale. Faleminderit juve që më patët sërish në skenën tuaj! Unë shpresoj që herën tjetër të mund të vi në një prej vendeve të mia më të preferuara në botë – Madrid dhe t’ju shoh ju të gjithëve! Faleminderit, faleminderit”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Duhet theksuar se Dua Lipa nuk është shqiptarja e vetme që mori çmim atje. Edhe Ava Max u shpërblye me çmim “LOS40 Music Awards 2020”.

 

Advertisement

 

The post Dua Lipa i ka fituar edhe dy çmime të rëndësishme në “LOS40 Music Awards 2020” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit