10 albumet më të mira të vitit 2020: Dua Lipa, e para

Është bërë e ditur se revista “People” ka zgjedhur albumin e Dua Lipës më të mirin e vitit 2020, transmeton albinfo.ch.

Dua Lipa tregoi kohë më parë se përderisa ishte me qira në një ‘Airbnb’ kishte punuar drejt albumit të saj. Album ky që u prit tejet mirë nga tregu ndërkombëtar, duke bërë që ajo të kryesojë në listat më të famshme muzikore.

Albumi i dytë i Dua, Future Nostalgia, u përgatit për t’u publikuar në fund të marsit, ku edhe bëri bujë të madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes një artikulli “People” zgjodhi 10 albumet kryesore të vitit 2020, ku albumi i këngëtares shqiptare “Future Nostalgia” zuri vendin e parë. /Albinfo.ch

The post 10 albumet më të mira të vitit 2020: Dua Lipa, e para appeared first on Albinfo.