minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

125 libra brenda vitit, 5-vjeçari shqiptar nderohet me çmimin “Lexuesi i Vitit” në Itali

0
125 libra brenda vitit, 5-vjeçari shqiptar nderohet me çmimin “Lexuesi i Vitit” në Itali

Dihet se Italia nuk është vendi i lexuesve të mëdhenj, prandaj, është befasuese të zbulosh se një fëmijë vetëm 5 vjeç ka arritur të lexojë 125 libra në një vit, sipas “La Stampa”, transmeton albinfo.ch.

Të gjitha librat ishin pjesë e bibliotekës “Bartolomeo Della Fonte”, në Montemurlo, në provincën e Pratos.

Protagonist i kësaj historie është Mattia Mehdihoxha, me origjinë shqiptare, por banues në qytetin e vogël toskan.

Advertisement

Një fëmijë me pasion të madh për tregimet dhe leximin.

Sipas një llogaritjeje të shpejtë, Mattia udhëtonte nga shtëpia në bibliotekë afërsisht një herë në tri ditë.

Biblioteka “Bartolomeo Della Fonte” vendosi t’i jepte 5-vjeçarit çmimin “Lexuesi i Vitit”.

Çmimi u dorëzua nga këshilltari i Kulturës i komunës së Montemurlos, Giuseppe Forastiero.

Advertisement

 

The post 125 libra brenda vitit, 5-vjeçari shqiptar nderohet me çmimin “Lexuesi i Vitit” në Itali appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit