minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aktivitet kulturor kushtuar shkrimtarit të njohur për fëmijë, Bedri Dedja

0
Aktivitet kulturor kushtuar shkrimtarit të njohur për fëmijë, Bedri Dedja

Në aktivitetin e organizuar në bibliotekën “Pestalozzi“ në Zyrih, folësit e ndryshëm vlerësuan veprën e shkrimtarit, ndërkaq nga nxënësit u recituan pjesë nga poezitë e tij, transmeton Albinfo.ch.

Foto: Ambasada e Kosovës/Bernë

“Shkrimtari i shquar shqiptar për letërsinë për fëmijë, pedagogu, psikologu, historiani i arsimit shqiptar, teoricieni e kritiku i letërsisë për fëmijë, akademiku Bedri Dedja përfaqëson një ndër personalitetet më të spikatur në më shumë se 50 vite në jetën publike shqiptare. Është rasti i emrit që e ka fituar sfidën me jetëgjatësinë për shkak të kontributit të vyer që nuk njeh kohë. Është një autoritet letrar që është shenjuar në historinë e suksesshme të letërsisë për fëmijë”, shkruan ambasada e Shqipërisë në Bern.

Foto: Ambasada e Kosovës/Bernë

Në këtë aktivitet morën pjesë, vajza e shkrimtarit, Edlira Dedja, Konsullja nga Konsullata e Kosovës në Zyrih, Shukrije Ramadani, drejtoresha e shtëpisë botuese “Albasa”, Rita Petro, drejtoresha e bibliotekës “Pestalozzi” në Zyrih, Suela Jorgaqi, nxënës të “Shkollës Shqipe” në Zvicër, koordinatori i kësaj shkolle Vaxhid Sejdiu, si dhe nxënës e prindër.

Advertisement

 

The post Aktivitet kulturor kushtuar shkrimtarit të njohur për fëmijë, Bedri Dedja appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit