minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix

0
Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix

Aktorja shqiptare nga Kanadaja, Lyra Xhoci, po shënon një hap të rëndësishëm në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e një produksioni të transmetuar në Netflix, transmeton albinfo.ch.

Ajo luan rolin e infermieres Angela në serialin dramatik me tetë episode “Ripple”, i cili u publikua më 3 dhjetor 2025. Xhoci shfaqet në gjashtë episode, ndërsa personazhi i saj ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin emocional të ngjarjes, që rrëfen historinë e katër personazheve në New York.

Lyra Xhoci është e njohur edhe për publikun shqiptar, falë angazhimeve në serialet “Kafeneja Jonë” dhe “Zyrja Për Gjithçka”, si dhe për pjesëmarrjen në filmin “Tri Dritare dhe Një Varje” (2014), i cili përfaqësoi Kosovën për herë të parë në garën për Oscar.

Advertisement

Pjesëmarrja në një projekt ndërkombëtar të shpërndarë në Netflix konsiderohet një tjetër sukses për aktoren, duke e afruar edhe më shumë me industrinë globale të filmit dhe televizionit./Albinfo.ch

 

The post Aktorja shqiptare Lyra Xhoci pjesë e një seriali në Netflix appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit