minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane

0
“Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane

Bëhet e ditur se një serial i ri televiziv, i titulluar “Andrra Amerikane” po xhirohet në Nju-Jork duke sjellë në ekran një histori emocionuese që ndërlidh temat e familjes, dashurisë, sfidave shoqërore dhe kulturës, përcjell albinfo.ch.

Ndonëse po xhirohet kryesisht në New York, ka mundësi shtrirjeje edhe në vende të tjera evropiane. Ky projekt ambicioz synon të sjellë një përvojë unike për shikuesit dhe të pasqyrojë jetën dhe sfidat e shqiptarëve në diasporë.

“Andrra Amerikane” ndjek jetën e personazheve që përballen me sfidat e ruajtjes së traditave në një botë moderne, ku ndërthuren dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave. Seriali synon të frymëzojë dhe të lidhë shikuesit me histori të ndjera dhe të sinqerta që pasqyrojnë realitetin e shqiptarëve në diasporë dhe jo vetëm.

Advertisement

“Andrra Amerikane” është realizuar nga një ekip profesionistësh të mirënjohur në industrinë e filmit dhe televizionit:

Producentja: Vlora Nikçi

Skenaristët: Mike Bencivenga (i njohur për filmat e tij të suksesshëm “Happy Hour,” “Great Plains,” dhe “Born in Flames” ne Hollywood) Vlora Nikci, dhe Visare Aliu (në episodin e parë)

Regjisorët: Armend Baloku dhe Vlora Nikci

Advertisement

Drejtori i Fotografisë (DOP): Adriatik Berdaku, fitues i dy çmimeve Emmy Award për punën e tij të shkëlqyer si kameraman

Kameramani: Dave Burdette

Zëri: Luigi Porto

Grimi dhe estetika: kompania Beautybyboomie nga New York

Advertisement

Seriali  ne episodin e pare do të sjellë në ekran disa nga aktorët e talentuar shqiptaro-amerikanë, përfshirë:

Afrim Gjonbalaj

Vlora Nikci

Armend Baloku

Advertisement

Enxhi Cuku

Adel Lami

Liri Nikqi

Diar Xani

Advertisement

John Gojcaj

Edita Nishliu

Një paraqitje e veçantë mysafire do të jetë sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho.

Ne cilesine e pianistes paraqitet pianistja e njohur Blina Sheholli.

Advertisement

Episodi i parë i serialit pritet të shfaqet së shpejti, duke u transmetuar në platforma televizive dhe online, për t’u bërë i arritshëm për një audiencë gjithkombetare. Seriali ka për qëllim jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.

The post “Andrra Amerikane” – Një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit