
Grupet nga diaspora si asambli i Londrës, Rapsodët e Zvicrës, numrat artistike nga Greqia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Elbasani ishin festa e natës së gjashtë të Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër, shkruan albinfo.ch.
Ansambli ” Rapsodët e Gjenevës” dhe “Bashkimi” i Zvicrës, sollën koloritin e kostumeve por edhe elegancën e artistëve të rinj. Shumica e artistëve të moshës së re, të lindur dhe rritur larg Atdheut, por me një edukim artistik të mishëruar prej dashurisë për kulturën shqiptare.
Ata sollën në Gjirokastër trashëgiminë e ruajtuar me fanatizëm ndër breza me prezantimin e tyre gjatë të gjithë pjesës së parë të festivalit.




The post Ansambli ” Rapsodët e Gjenevës” dhe “Bashkimi” i Zvicrës dhuruan spektakël në Gjirokastër appeared first on Albinfo.