minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ansambli “Shota” mirëpret korin suedez nga Linköping-u, arti forcon miqësinë Kosovë–Suedi - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ansambli “Shota” mirëpret korin suedez nga Linköping-u, arti forcon miqësinë Kosovë–Suedi

0
Ansambli “Shota” mirëpret korin suedez nga Linköping-u, arti forcon miqësinë Kosovë–Suedi

 

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” ka mirëpritur në Prishtinë Korin e qytetit të Linköping-ut nga Suedia, në një takim që ndërthuri muzikën, traditën dhe shkëmbimin kulturor ndërmjet dy vendeve, shkruan albinfo.ch.

Në këtë vizitë, kori suedez u shoqërua edhe nga profesori i asociuar Florim Grajçevci, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.

Advertisement

Pjesë e veçantë e takimit ishte edhe interpretimi instrumental nga Åke Björn, kardiolog në Universitetin e Linköping-ut, i cili në të kaluarën kishte qenë pjesë e ekipeve mjekësore humanitare që kontribuuan në trajtimin e anomalive komplekse te fëmijët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në kuadër të vizitës, “Shota” organizoi një koncert mirëseardhjeje për mysafirët suedezë, duke u ofruar atyre mundësinë të njiheshin më nga afër me trashëgiminë kulturore shqiptare.

Përmes këngëve, valleve dhe veshjeve tradicionale, përfaqësuesit e korit nga Linköping-u u njohën me historinë, traditën dhe rrugëtimin ndër vite të ansamblit kombëtar.

Takimi u shndërrua gjithashtu në një mundësi për shkëmbimin e përvojave artistike dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Advertisement

Kjo vizitë dëshmon edhe një herë rolin e artit dhe muzikës në afrimin e njerëzve dhe krijimin e urave të miqësisë ndërmjet popujve./Albinfo.ch

VIDEO

The post Ansambli “Shota” mirëpret korin suedez nga Linköping-u, arti forcon miqësinë Kosovë–Suedi appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit