minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA

0
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA

Ansambli “Trojet” nga Winterthuri i Zvicrës është përzgjedhur të përfaqësojë shqiptarët e Evropës në Festivalin Shqiptar kushtuar Vitit të Lahutës, i cili do të mbahet në Detroit, Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Përfaqësuesit e ansamblit e kanë cilësuar këtë si një moment të veçantë dhe një vlerësim të rëndësishëm për punën shumëvjeçare në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë.

Kjo do të jetë hera e dytë që Ansambli “Trojet” ngjitet në skenat amerikane, duke sjellë para bashkatdhetarëve këngët, vallet dhe traditat e trevave shqiptare.

Advertisement

Në festival, ansambli do të prezantohet me një program të pasur artistik, ku do të përfshihen këngë kreshnike dhe epike të interpretuara nga lahutari Baca Shaq, performanca artistike nga Marisa Murtezi, si dhe valle tradicionale të përgatitura nga koreografja Suzana Drenica.

Pjesë e rëndësishme e prezantimit do të jetë edhe kostumografia tradicionale shqiptare, me veshje që përfaqësojnë treva të ndryshme etnike shqiptare.

Delegacioni i Ansamblit “Trojet” përbëhet nga 18 anëtarë artistikë dhe organizativë, të cilët do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të rëndësishme të diasporës shqiptare në Amerikë.

Organizatorët theksojnë se pjesëmarrja në këtë festival është një mision kulturor që synon promovimin e identitetit kombëtar, ruajtjen e traditave dhe forcimin e lidhjeve të diasporës me rrënjët shqiptare.

Advertisement

Festivali në Detroit pritet të mbledhë mijëra shqiptarë nga SHBA-ja dhe vende të tjera, duke u shndërruar në një festë të madhe të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare./Albinfo.ch

The post Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit