Anulohet “Alba Festival” 2021 në Cyrih

Më 4 dhe 5 shtator ishte planifikuar të mbahej në Cyrih festivali open-air shqiptar për Zvicër  “Alba Festival”. Pas shumë lajmesh kontradiktore për dhe kundër mbajtjes së tij, në fund ka qenë Kantoni i Cyrihut i cili ka marrë vendimin për anulim, njofton albinfo.ch duke ju referuar organizatorëve të festivalit.

Sipas arsyetimit të autoriteteve kompetente, anulimi bëhet për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus në Zvicër.

Në këtë festival, i cili për herë të parë është mbajtur në vitin 2019, ishte planifikuar prezantimi i shumë yjeve të muzikës së popullarizuar nga Kosova dhe Shqipëria, si: Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Elita 5 etj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Anulohet “Alba Festival” 2021 në Cyrih appeared first on Albinfo.