minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kush është këngëtari i radhës që e konfirmoi pjesëmarrjen në ‘alba Festival’?

0
Kush është këngëtari i radhës që e konfirmoi pjesëmarrjen në ‘alba Festival’?

Data 4 dhe 5 shtator shënon për herë të dytë muzikën shqip në Zvicër. “Alba Fetival“, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, së fundmi ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe të një këngëtari tjetër.

Mozzik, është këngëtari i radhës nga Kosova, i cili do të performojë në skenën e Alba Festival, në Cyrih të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Këngëtari e ka konfirmuar këtë edhe vetë, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. Edhe vëllai i këngtarit në fjaë, Getinjo, ka konfirmuar po ashtu pjesëmarrjen në AlbaFestival.

Advertisement

Ndër të tjerë, Ermal Fejzullahu, Dhurata Dora, Kida, Mc Kresha, Lyrical Son, Elvana Gjata, Ledri, Noizy e shumë emra të tjerë eminentë të estradës shqiptare, ditë më parë kanë njoftuar se do të jenë pjesë e këtij festivali.

Ndryshe, me mbi 20,000 vizitorë, ‘alba Festival’ është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë. E për këtë vit, ashtu siç ju ka njoftuar albinfo.ch, hyrja në festival do të lejohet vetëm me një Certifikatë Covid të vlefshme.

 

Advertisement

https://www.instagram.com/p/CTKhVngj8te/

 

The post Kush është këngëtari i radhës që e konfirmoi pjesëmarrjen në ‘alba Festival’? appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit