minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Anulohet shfaqja e Ermonela Jaho në Britani

0
Anulohet shfaqja e Ermonela Jaho në Britani

Bëhet e ditur se sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, sot ka ndarë një lajm me të gjithë ndjekësit, përcjell albinfo.ch.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ermonela ka bërë me dije se është tërhequr nga interpretimi në operan “Pagliacci”, produksion i Royeal Opera House në Londër, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.

Ndonëse dëshira e sopranos ishte e madhe për të performuar, kanë qenë mjekët ata të cilët ia kanë ndaluar.

Advertisement

“Të dashur miq, më vjen shumë keq t’ju them që duhet të tërhiqem nga prodhimi i “Pagliacci” nga ROH. Prej ditësh isha duke bërë prova ndërsa luftoja me disa sfida shëndetësore, por fatkeqësisht situata u përkeqësua dhe pse doja të vazhdoja, mjekët më këshilluan kundër saj.

Shpresoj të shërohem së shpejti për angazhimet e mia të ardhshme. Më vjen shumë keq për zhgënjimin…. Unë jam shumë mirënjohës ndaj ROH dhe miqve të mi të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të kthehem në Londër në të ardhmen…. shumë dashuri Ermonela”, shkruan Jaho.

The post Anulohet shfaqja e Ermonela Jaho në Britani appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit