minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arbër Rama (EAZ), me më së shumti nominime për çmimin zviceran të muzikës

0
Arbër Rama (EAZ), me më së shumti nominime për çmimin zviceran të muzikës

Të mërkurën, më 10 prill, janë shpallur të nominuarit për Çmimet e Muzikës Zvicerane, të 17-tat me radhë (17. Swiss Music Awards). Votimi publik ka qenë i hapur që nga ora e drekës së së mërkurës dhe do të zgjasë deri më 21 prill, transmeton albinfo.ch

Reperi shqiptar Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ mban rekordin sa i përket numrit të nominimeve. Ai është nominuar pra në tri kategori për çmimin më të madh zviceran të muzikës së popullarizuar.

Së pari, këngëtari i repit, EAZ krahas këngëtarëve Baschi dhe Göla mund të kenë shpresa për çmimin “Best Male Act” (interpretimi më i mirë i meshkujve. Ndërsa Beatrice Egli, Joya Marleen apo Seraina Telli mund të shpallen “Best Female Act”, siç njoftojnë organizatorët.

Advertisement

I nominuar në kategorinë “Best Hit” është po ashtu  EAZ me këngën “Juicy”, pastaj grupi Hecht me këngën “Amigo” dhe Remo Forrer me “Watergun”.

EAZ, reperi i Cyrihut me rrënjë kosovare, tashmë dy herë është nominuar për çmimin zviceran të muzikës. Ai gjatë dy tre viteve të fundit ka thyer rekorde sa i takon dëgjimit dhe transmetimit (Streaming), shkruan albinfo.ch. Kështu, mund të thuhet se Rama ka qenë ndër më meritorët në vlerësimin e publikuar vitin e kaluar se këngëtarët me rrënjë shqiptare po ua kalojnë kolegëve të tyre që kultivojnë muzikë tradicionale zvicerane.

Mbrëmjes së çmimeve i janë shtuar gjithashtu edhe dy kategori të reja këtë vit: “Best Streaming Artist” (ku bën pjesë edhe EAZ, alias Arbër Rama)  dhe “Most Rising Artist Social Media”.

Spektakli “Swiss Music Awards” do të mbahet më 8 maj.

Advertisement

The post Arbër Rama (EAZ), me më së shumti nominime për çmimin zviceran të muzikës appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit