
Ekspozita “Beyond Silence” do të mbahet nga 18 deri më 20 shtator 2026, ndërsa hapja zyrtare do të zhvillohet të premten, më 18 shtator, nga ora 19:30 deri në 22:00, shkruan albinfo.ch.
Për Fetahun, kjo ekspozitë shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik. Përmes veprave të saj, ajo sjell në Zvicër një pjesë të përvojave, kujtimeve dhe ndjenjave të mbledhura gjatë rrugëtimit të saj si artiste nga Kosova.
“Beyond Silence”, siç e përshkruan artistja, është më shumë se një ekspozitë – është një mënyrë për t’u dhënë zë përjetimeve që për një kohë kanë mbetur në heshtje.
Ekspozita do të prezantohet në Rathaus, Kornmarkt 3, 6004 Luzern, duke shënuar një kapitull të ri në veprimtarinë artistike të Argenita Fetahut në Zvicër./Albinfo.ch

The post Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” appeared first on Albinfo.