minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arian Mavriqi do të sjellë ekspozitë personale në Vjenë

0
Arian Mavriqi do të sjellë ekspozitë personale në Vjenë

Pa dyshim se fotografia është teknika e regjistrimit dhe gjenerimit të imazheve permanente, ndërsa aparati fotografik është mjeti që formon një imazh, duke e transferuar atë në një film fotografik ose në një kartë memorieje, e që këto të dyja bashkë i ka përdorur me mjeshtëri fotografi kosovar, Arian Mavriqi, duke realizuar foto që po marrin vëmendje jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë, shkruan albinfo.at.

Artisti dhe mjeshtri i fotografisë, Arian Mavriqi, do të prezantohet para publikut shqiptar dhe atij austriak me ekspozitën e tij personale, e cila do të mbahet në mjediset e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, më 09 nëntor 2022, duke filluar nga ora 17:00.

Përveç ekspozitës në Vjenë, ai për Albinfo.at ka treguar se një ekspozitë do të mbajë në Zvicër në muajin dhjetor, ndërsa në Stockholm të Suedisë do të mbahet me gjasë po në këtë muaj, nëntor.

Advertisement

Ekspozita do të ketë foto nga më të ndryshmet. Ariani do të pasqyrojë natyrën e bukur të Kosovës (vendet turistike), do të sjellë botën e egër shtazore (kafshët, shpezët) etj.

https://www.facebook.com/events/1540905846355108

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "★****★ AMBASADA E REPUBLI REPUBLIKESSE IKES KOSOVES NE VJENE BOTSCHAFT DER REPUBLIK KOSOVO IN WIEN EKSPOZITE "BUKURITE E KOSOVES" Me ftesë të Ambasadorit të Republikes sẽ Kosoves në Austri Z. Lulzim Pllana. Me datë: 09.11.2022. 17:00h Do të mbahet ekspozitÄ me fotografi. Ekspozita do të m objektin ambasades nè Vjenë Ekspozita perbähet nga fotografi artistike me imazhe nga bukuritë natyrore kulturore të Kosoves Autor: Sefer Aliqkaj dhe Arian M”vii"

 

Advertisement

 

 

 

The post Arian Mavriqi do të sjellë ekspozitë personale në Vjenë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit