minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Arti që kujton luftën dhe jep mesazhe për ndërtimin e paqes

0
Arti që kujton luftën dhe jep mesazhe për ndërtimin e paqes

Në një atmosferë mbushur me emocion dhe reflektim, komuniteti shqiptar në Zvicër ka shënuar një ngjarje të rëndësishme që ka sjellë bashkë individë të ndryshëm, profesionistë dhe dashamirës të artit, për të nderuar historinë dhe sakrificat e popullit shqiptar. Ekspozita “Nga Shkatërrimi te Ringjallja”, e cila u hap me rastin e 25-vjetorit të përfundimit të  luftës në Kosovë, është një kujtim dhe një simbol i forcës dhe kurajës së popullit shqiptar gjatë periudhës së luftës dhe pas saj. Fotografitë e Visar Kryeziut, të cilat shfaqin ngjarjet dhe momentet më të ndjeshme të këtyre viteve, kanë sjellë tek të pranishmit një mesazh të fuqishëm shprese dhe rilindjeje.

Visar Kryeziu” fotograf-  Ekspozita “Nga Shkatërrimi te Ringjallja”

Advertisement

“Sonte jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vite nga një kapitull i vështirë, por heroik, të historisë sonë të përbashkët. Ekspozita “Nga Shkatërrimi te Ringjallja” përmes 25 fotografive sjell dhimbjen dhe humbjet e pësuara gjatë luftës në Kosovë, por edhe forcën, kurajën dhe mbijetesën e popullit tonë. Këto imazhe kujtojnë sakrificat dhe guximin e familjeve shqiptare që, përballë vështirësive të mëdha, qëndruan dhe ringjallën jetën e tyre dhe të vendit. Veçanërisht frymëzon historia e familjes Jashari, simbol i rezistencës dhe shpresës për një të ardhme më të mirë.  ekspozitë është një dëshmi e mbijetesës dhe shpresës që e ka formësuar Kosovën e sotme. Faleminderit që jeni këtu për të ndarë këtë rrugëtim emocional dhe për të kujtuar se, pavarësisht sfidave, shikojmë drejt së ardhmes me krenari dhe kurajë. Prezenca juaj dhe vendi ku po mbahet kjo ekspozitë sot, shfaq historinë e një suksesi të jashtëzakonshëm të zhvillimit të mërgatës tonë.”

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rexhep Demiri

“Është kënaqësi të jem në mesin tuaj, përgëzoj për organizimin Chapen dhe Spak@Oda. Gjithashtu kënaqësi e veçantë ekspozita e z. Kryeziut, që na kujton të kaluarën. Ne duhet ta kujtojmë të kaluarën që të ecim përpara në të ardhmen, sepse është një histori shumë e dhimbshme që e kemi përjetuar me dhimbje të thella në vitet nëntëdhjetë dhe në Maqedoni gjatë vitit 2001. Ju përgëzoj për praninë e madhe dhe ju uroj shumë suksese. Vetëm së bashku mund të ecim përpara. Ju faleminderit!”.

Advertisement

Bekim Dalipi- CH-APEN

“Ne kemi ndjekur një qasje të re për të promovuar artin dhe kulturën e komunitetit tonë në Zvicër. Përpjekjet tona kanë synim ngritjen e nivelit të organizimeve. Për këtë arsye, kemi zgjedhur ‘Kunsthaus’-in, një nga muzetë më të njohura në Zvicër. Ne konsiderojmë se integrimi pa jetën kulturore nuk është i plotë e  nuk arrihet vetëm duke folur rrjedhshëm gjermanishten, duke u veshur mirë apo duke frekuentuar restorante, por kërkon edhe pjesëmarrje në jetën kulturore.

CH-APEN ka sjellë edhe në të kaluarën ekspozita unike, mirëpo kjo është e para e këtij lloji që shfaqet në një muze siç është Kunsthaus në Zvicër me fotografi të pa publikuara nga arkivi i fotografit të njohur, Visar Kryeziu.

Advertisement

 

Advertisement

Tematika na kthen në të kaluarën e hidhur të luftës shkatërruese të popullit të Kosovës dhe ringjalljen. Fotografitë e zgjedhura të fotografit të Associated Press, Visar Kryeziu, bartin një mesazh të fortë ku e si kemi qenë 25 vite më parë, por edhe ku jemi sot, veçmas duke inauguruar forumin Speak@ODA me specialistë të ekonomisë që kanë arritur në pozita të rëndësishme drejtuese të kompanive të mëdha në Zvicër.

Duhet cekur po ashtu se ne si komunitet kemi bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit duke marrë përgjegjësi e shtrirë prezencën në institucione e kompani të rëndësisë së veçantë për zhvillimin dhe stabilitetin ekonomik të Zvicrës. Përmes ‘Speak@Oda’ ne synojmë rrjetëzimin edhe më të thellë të komunitetin tonë, duke përfituar të gjithë nga ide e koncepte inovative të referentëve dhe pjesëmarrësve, të cilët iu kanë përgjigjur masivisht ftesës sonë për pjesëmarrje.

Gazmend Haliti – Ch-APEN

Advertisement

“Forumi “Speak@Oda” rezultoi një sukses i madh për ne si organizatorë, duke tejkaluar pritshmëritë e pjesëmarrjes dhe duke kërkuar shtimin e ulëseve për 140 të pranishmit. Audienca pati mundësinë të dëgjojë ligjërata nga profesionistë të suksesshëm, ndërsa synimi kryesor mbetet krijimi i një vlere të qëndrueshme për pjesëmarrësit. Ekspozita e parë fotografike në Zvicër me imazhe të pashfaqura më parë nga lufta në Kosovë, nga fotografi Visar Kryeziu, ngjalli emocione të thella. Falënderime të veçanta për Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhepi, për prezencën dhe respektin e treguar ndaj viktimave dhe kujtesës kolektive. Forumi do të vazhdojë me edicione të reja gjatë 2025-ës, duke synuar të bëhet një vlerë për komunitetin shqiptaro-zviceran të profesionistëve dhe ndërmarrësisë”.

Kristian Oroshi, Founder &CEO Two.Jobs Social Media Recruiting

Trendet e reja në rekrutimin e personelit

Advertisement

“Ishte një kënaqësi e madhe të merrja pjesë në këtë organizim. Kam përvojë 9-vjeçare të specializuar në rekrutimin e punëtorëve përmes mediave sociale, dhe ne bashkëpunojmë me kompani të mëdha që përdorin Two.jobs për rekrutim. Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të ndaja përvojën time me të pranishmit. Më la mbresa të veçanta që interesimi për temën e rekrutimit të personelit ishte i madh, dhe shumica e të pranishmëve ishin në pozita udhëheqëse në kompani. Për mua, rrjetëzimi ndërmjet shqiptarëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Punoj vazhdimisht me Kosovën, ku kam një ekip të programuesve që mirëmbajnë sistemet tona të IT-së, dhe kjo lidhje është shumë e fortë për mua, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe emocional. Sa i përket trendeve në rekrutim, e shoh WhatsApp-in si një zhvillim të rëndësishëm që në të ardhmen do të ketë një rol të madh në rekrutimin e punonjësve. Aplikacioni është shumë i lehtë për t’u përdorur dhe krijon mundësi kontakti të drejtpërdrejtë mes kompanisë dhe kandidatit të caktuar. Në Two.jobs, përdorim një gamë të gjerë teknologjish, sidomos inteligjencën artificiale, për t’i mundësuar kompanive që të arrijnë në mënyrë më të thjeshtë dhe më të shpejtë te kandidatët e duhur.”

Emri Dauti- Dept Agency

Tema- Digital Marketing për NVM-të

“Fusha ime është strategjia e marketingut digjital. Sonte prezantuam një mënyre se kjo është një qasje se si bizneset e vogla mund ta përdorin dhe ta aplikojnë në punën e tyre të përditshme, duke e ndjekur me hapa të vegjël, por që kanë një impakt të madh. Kjo përfshin qasjen ndaj audiencës, duke respektuar vendndodhjen e saj gjatë gjithë këtij procesi, duke udhëhequr rrugëtimin e konsumatorit të kurioz deri te blerësi potencial, klienti. Lloji i kreativeve, qasja dhe mënyra e komunikimit për audienca të ndryshme, si dhe pjesa e optimizimit, duhet të bëhen gjithmonë në bazë të të dhënave dhe jo të emocioneve apo ndjenjave, sepse janë numrat ata që na tregojnë nëse diçka është efektive apo jo. Prandaj, u sugjeroj të gjitha bizneseve që të optimizojnë në bazë të të dhënave dhe ta ndjekin këtë strategji. Siç mund ta shihni, edhe Victoria Win Schwaz ka ndjekur këtë strategji dhe ka arritur sukses. Më e rëndësishmja është të bazoheni në të dhëna dhe të bëjmë ndryshime kur është e nevojshme. Gjithmonë duhet të mbështeteni në numra, sepse ata pasqyrojnë realitetin, megjithatë, duhet të merren parasysh edhe faktorët e jashtëm”.

Advertisement

Jetish Haliti- CEO EW- Rümlang-

Tema: Trendet në energjetikë dhe impakti mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

“Sonte pata një përvojë të shkëlqyer dhe dëgjova prezantime shumë të rëndësishme, nga të cilat mësova edhe informacione që nuk i kisha ditur më parë. Një nga temat më të rëndësishme që u trajtua, e cila prek edhe kompaninë që udhëheq, është mungesa e punëtorëve të kualifikuar, veçanërisht e specialistëve. Përfitova shumë nga ky event, dhe vlerësoj po aq edhe rrjetëzimin që ofroi – ky aspekt është jashtëzakonisht i domosdoshëm. Mendoj se mes të pranishmëve ka individë të aftë dhe të suksesshëm, dhe kjo është diçka që e vlerësoj shumë. Për publikun e gjerë, veçanërisht për ata që zotërojnë pronë dhe kanë mundësinë të investojnë, investimi në energjinë e rinovueshme është një zgjedhje me profit potencial, por është e rëndësishme që të merret parasysh jo vetëm përfitimi financiar, por edhe ai ekologjik. Sa më pak të jemi të varur nga tregjet globale dhe ngjarjet që ndodhin anembanë botës, aq më shumë fitoni pavarësi – nuk do të jemi të kushtëzuar nga luhatjet dhe konfliktet që ndikojnë në çmimet. Kjo është pavarësia e vërtetë, të përdorim energjinë që na ofron natyra. Mesazhi im është ky: investoni në energjinë e rinovueshme, punoni për të qenë sa më efikas me energjinë dhe kurseni sa të mundeni, sepse asgjë në këtë botë nuk funksionon pa energji. Shtetet që kanë përjetuar ndërprerje të energjisë elektrike e kuptojnë më mirë se çfarë do të thotë të mbetesh pa të. Ndërprerjet për një periudhë të shkurtër janë të përballueshme, por nëse zgjaten, sistemi del jashtë kontrollit. Prandaj, ta mbrojmë ambientin dhe ta kursejmë energjinë.”

Advertisement

Vahit Ahili, Privat Equity Investitor

Tema: Strategjitë e rritjes dhe krijimit të vlerës për NVM-të

“Ishte një event fantastik në një vend të mrekullueshëm. Unë në përgjithësi i përgëzoj të gjitha organizimet që u japin mundësi shqiptarëve në Zvicër të krijojnë rrjetëzim, të shkëmbejnë njohuri dhe të formojnë një komunitet më të fortë. Mbrëmja e djeshme ishte një kontribut i mirë në këtë drejtim dhe një pasurim për jetën shqiptare në Zvicër. Faleminderit organizatorëve!”.

Advertisement

Trina Haliti– pjesëmarrëse

“Me prejardhje jam nga Presheva, kam ardhur me shumë dëshirë në këtë ngjarke. Më pëlqeu shumë atmosfera të jem në mesin e shqiptarëve. Jashtëzakonisht më pëlqeu edhe ekspozita, e cila ka elemente patriotike dhe unë e ndjej veten si të tillë. Na mungojnë këto evenimente. Shqiptarët duhet të mblidhen më shpesh në këso ngjarjesh”.

Rona Haliti- pjesëmarrëse

“Jam shumë e lumtur që sonte ndodhem këtu, më pëlqyen të gjitha prezantimet që u bënë sidomos ekspozita që na shpalosi historinë e dhimbshme të Kosovës. Jam shumë e përfshirë emocionalisht për këtë tragjedi të popullit tim. Ishte një eveniment shumë mbresëlënës”.

Advertisement

Ky aktivitet ka pasur një ndikim të thellë për të gjithë ata që ishin të pranishëm. Nëpërmjet kombinimit të ekspozitës artistike dhe prezantimeve nga profesionistët e fushave të ndryshme, udhëheqës të biznesit u realizua një mundësi për të reflektuar mbi të kaluarën dhe për të shikuar përpara në një të ardhme më të mirë për komunitetin shqiptar në Zvicër. Me mesazhin e forcës dhe unitetit, ky event na kujton se, përballë sfidave, vetëm përmes bashkëpunimit dhe kujdesit për trashëgiminë tonë mund të ecim përpara.

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

 

The post Arti që kujton luftën dhe jep mesazhe për ndërtimin e paqes appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit