minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artistet kosovare Agona Shpora e Tringa Sadiku më 2 maj me koncert në Cyrih

0
Artistet kosovare Agona Shpora e Tringa Sadiku më 2 maj me koncert në Cyrih

Agona Shporta dhe Tringa Sadiku do të shpalosin para publikut në Cyrih përpunime këngësh së folkut të Kosovës e Shqipërisë. Ngjarja e cila mbahet më 2 maj duke nisur nga ora 21:10 vjen pas rikthimit të bashkëpunimit mes dyshes së artisteve.

Koncerti vjen në kuadër të festivalit “Kino Kosova” që mbahet nga 2-5 maj në Cyrih e

i cili prezanton një përvojë unike të festivalit të filmit të përqendruar rreth temës së “Past Future” (E ardhmja e shkuar). Fokusi është në mënyrën se si ngjarjet e së kaluarës janë të ndërthurura drejtpërdrejt me të ardhmen.

Advertisement

Platforma mediale albinfo.ch është partner medial i edicionit të katërt i Kino Kosova.

Por kush janë artistet Agona Shporta e Tringa Sadiku?

Agona Shporta është vokaliste, aranzhuese dhe interpretuese nga Prizreni. Ajo përfundoi studimet e saj të performancës vokale në New School for Jazz and Contemporary Music në Nju-Jork, dhe po kryen studimet Master në Produksion Kreativ në Institutin Catalyst në Berlin. Midis tingujve të Ballkanit, Indisë dhe Jazz-it, muzika e Agonas ndërthur një përzierje të pasur dhe të larmishme kulturash përmes një zëri dhe interpretimi origjinal.

Tringa Sadiku është një nga talentet e reja muzikore më të vlerësuara në Kosovë. Performancat e saj zbulojnë nuancat më të sofistikuara të interpretimit muzikor, duke shprehur intuitë dhe përkushtim të thellë. Tringa ka përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë dhe aktualisht studion në Universitetin e Muzikës dhe Arteve Performuese në Graz në klasën e Prof. Lukasz Kuropaczeëski dhe Paolo Pegoraro. Ajo ka performuar në koncerte të shumta dhe festivale e koncerte prestigjioze në Kosovë dhe në mbarë Evropën.

Advertisement

The post Artistet kosovare Agona Shpora e Tringa Sadiku më 2 maj me koncert në Cyrih appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit