minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artistët shqiptarë të nominuar në “Billboard Music Awards 2022”

0
Artistët shqiptarë të nominuar në “Billboard Music Awards 2022”

Bëhet e ditur se në kategoritë e nominimeve për mbrëmjen e çmimeve vjetore, Billboard Music Awards 2022 janë edhe artistët shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Billboard Music Awards 2022 këtë vit do të transmetohet direkt nga MGM Grand Garden Arena në Las Vegas më 15 maj (e diel).

Si në të shumtën e herave, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nominuar edhe këtë herë me gjithsej në nëntë kategori.

Advertisement

Krahas krijueses së hitit “Levitating”, i nominuar sivjet është edhe DJ i njohur nga Kosova, Regard.

Dua Lipa në Billboard Music Awards 2018 (Foto: Getty Images)

Dardan Aliu (emri i plotë) është nominuar për “Këngën më të mirë të zhanrit Dance/Electronic”, teksa garon me Elton John & Dua Lipa, “Cold Heart – PNAU Remix”, Farruko “Pepas”, Tiësto “The Business” dhe Travis Scott & Hvme “Goosebumps”.

Ai u nominua për këngën “You” në bashkëpunim me Troye Sivan dhe Tate McRae.

Advertisement

The post Artistët shqiptarë të nominuar në “Billboard Music Awards 2022” appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit