minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artisti shqiptar, Gjon’s Tears, nominohet në “MTV EMA”

0
Artisti shqiptar, Gjon’s Tears, nominohet në “MTV EMA”

Muzika nuk ka kufij dhe këtë e kanë dëshmuar më së miri artistët shqiptarë, duke triumfuar në shumë shtete. Pa dyshim se në tregun e muzikës ndërkombëtare po shtohen secilën herë e më shumë artistë nga Kosova e Shqipëria, transmeton albinfo.ch.

Një sukses të radhës ndërkombëtar e ka shënuar Gjon Muharremaj, i cili është nominuar në ndarjen e çmimeve prestigjioze “MTV Europe Music Awards 2021”.

Gjoni është nominuar në kategorinë për çmimin “Performuesit më të mirë zviceranë”.

Advertisement

Lajmin e kanë bërë të ditur Gjoni, në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.

Gjoni shprehet i lumtur kur kuptoi për nominimin në garën e madhe muzikore.

“O Zot, faleminderit për përkrahjen tuaj të vazhdueshme. Shkoni dhe votoni për mua”, ishin fjalët e Gjonit.

Theksojmë që “MTV EMA 2021” këtë vit do të transmetohet live më 14 nëntor nga Papp Laszlo Budapest Sportarena të Hungarisë.

Advertisement

Kujtojmë se Gjon Muharremi përfaqësoi Zvicrën në festivalin e muzikës evropiane, Eurovizion, duke u rënditur finalisti numër një sa i përket votave të shteteve, transmeton albinfo.ch.

 

 

The post Artisti shqiptar, Gjon’s Tears, nominohet në “MTV EMA” appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit