minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Artisti shqiptar prezantohet para publikut zviceran, flet për ekspozitën dhe planet për të ardhmen

0
Artisti shqiptar prezantohet para publikut zviceran, flet për ekspozitën dhe planet për të ardhmen

Në Gjenevë nga 1 shtator deri më 7 shtator ishte e hapur ekspozita e skulptorit shqiptar, Selvatore Camaj.

Një ekspozitë ku artisti prezantoi punën e tij nëpërmjet figurave dhe personazhet nga bronzi, argjili dhe nga dheu.

Mysafir nderi ishte Xhevat Limani (dramaturg), ku deklamoi në anglisht një fragment monologu të kryeheroit kombëtar GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU.

Advertisement

Shoqërimin muzikor e realizoi një gjeneral, Dominique Ayer, me instrumentin e tij plot tingëllimë, shkruan albinfo.ch.

Salvatore shkoi përtej realizmit dhe traditës për të kapur një interpretim bashkëkohor të kafshëve dhe dashuria e tij për të punuar me këtë temë është reflektuar shumë mirë në veprat e tij artistike.

Në rast të shitjes së veprave të tij Personazhet e Shenjta: Athleta Christi, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Albert Einstein, Charlie Chaplin, Nënë Tereza, 30% e fitimit do të shkojë në ndihmë për popullin e Ukrainës, që përjetuan luftën.

Salvatore Camaj është ftuar të prezantojë artin e tij dhe në vende të tjera prestigjioze si: Itali dhe Nju-Jork, si dhe:

Advertisement

Brot und Käse -Galeria Soral – Gjenevë

Shtëpia e Italisë, Montreux, Vaud – Zvicër

Selvatore Camaj thotë: vij nga një familje artistësh, ku në barkun e nënës kam dëgjuar emrin art.

Albinfo.ch: Si është pritur nga publiku kjo ekspozitë?

Advertisement

Selvatore Camaj: Mirë edhe pse kisha dashur të jetë më prezent publiku shqiptar.

Albinfo.ch: Me çfarë materiali punoni skulpturat e juaja?

Selvatore Camaj: Shqiponja dykrenare janë bërë nga dheu dhe është e pjekur në 1250 gradë, kurse pëllumbat janë nga argjili, i cili piqet në temperatura më të ulëta. Skënderbeu dhe Nënë Tereza janë nga bronzi.

Albinfo.ch: Ju vini nga Presheva, a keni menduar të realizoni ndonjë skulpturë ose bust të një personazhi që janë gjallë?

Advertisement

Selvatore Camaj: Ka shumë filozofë e dijetarë, por ende nuk e kam menduar, por nëse do të bëja, do të bëja gjyshit tim ose Idriz Seferit.

Albinfo.ch: Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

Selvatore Camaj: Do t’ ju dhuroj nga një skulpturë miqve të mi që më qëndruan gjithmonë afër.

Intervistoi: Zamira Bytyqi

Advertisement

Advertisement

 

The post Artisti shqiptar prezantohet para publikut zviceran, flet për ekspozitën dhe planet për të ardhmen appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit