minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë

0
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë

“Pas muajsh përgatitjesh, me shumë emocion ju ftojmë në hapjen e edicionit të parë të AS ANEJ AS KNEJ, festivalit që sjell së bashku artistë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora përmes artit bashkëkohor, filmit, letërsisë, muzikës dhe bisedave publike”. Kështu bën të ditur, në emër të fondcioniit “Hajde”, Elona Beqiraj, shkrimtare që jeton dhe krijoin në Gjermani, njëherësh  bashkorganizatore e aktivitetit.

“Festivali eksploron temat e migrimit, kujtesës, identitetit dhe përkatësisë, duke krijuar një hapësirë ku takohen ata që kanë qëndruar, ata që janë larguar dhe ata që vazhdojnë të jetojnë mes vendeve, gjuhëve dhe kujtimeve”, thuhet më tutje në njoftim, shkruan albinfo.ch.

Advertisement

Ekspozita, e hapur mbrëmë, më 3 gusht do të jetë e hapur deri më 29 gusht, ndërsa programi publik zhvillohet nga 3–5 gusht në lokacione të ndryshme në Prishtinë.
Ndërsa ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti, në një postim në fb ka shkruar: “Mbrëmë në Hotel Grand, në Prishtinë, është hapur hap festivali njëmujor i artit dhe kulturës “AS ANEJ, AS KNEJ”, i cili do t’i sjellë artistët tanë nga mërgata për të reflektuar mbi këto dekada migrimi, malli e kthimi.

Ky festival nuk qëndron ndërmjet dy botëve. Ai është „edhe këtu, edhe atje“, ngaqe e shpreh më së miri angazhimin e mërgatës sonë “sa atje, sa këtu”.
Mërgata jonë nuk është gjysmë, gjysmë atje e gjysmë këtu, por është aq e plotë, saqë më shumë se e tërë. Ajo është siç po e shohim e lexojmë, siç po e përjetojmë bashkë: edhe anej, edhe knej.

Ministrja në detyrë Saranda Bogujevci, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ, AS KNEJ”, një festival njëmujor që sjell në Kosovë artistë nga mërgata për të ndarë përvojat, kujtimet dhe perspektivat e tyre përmes artit.

Advertisement

 

Gjatë hapjes së festivalit, ministrja Bogujevci vlerësoi rëndësinë e kësaj ngjarjeje kulturore, e cila krijon një hapësirë takimi mes artistëve nga diaspora, publikut në Kosovë dhe ideve të reja që lidhen me identitetin, migrimin dhe përkatësinë.

The post “As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit