
Sopranoja shqiptare në Australi, Anna Tafani, zhvilloi më 14 qershor 2024 koncertin e parë recital dedikuar muzikës mbarëshqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në koncertin e zhvilluar në Eternity Playhouse, Darlinghurst, Sydney, Australi, u interpretuan pjesë të zgjedhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.
Interpretimi u prit shumë mirë nga publiku i gjerë shqiptar dhe ai australian, të cilët vlerësuan me shumë entuziazëm eventin, si i shumëpritur prej shqiptarëve që banojnë në Sydney dhe qytete të tjera të Australisë.
Advertisement
The post Australi: Sopranoja shqiptare, koncert recital dedikuar muzikës shqiptare appeared first on Albinfo.