minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës

0
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës

Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë të saj që mban emrin “Bajar Berisha Stipendium” për studentët e muzikës.

“Fituesi i parë i këtij edicioni është kontrabasisti Fitim Ukiqi, student i mrekullueshëm, i cili studion në Akademinë Muzikore në Darmstadt, Gjermani. Studentë si Fitimi, të përkushtuar dhe të cilët nuk heqin dorë kurrë nga ëndrrat e tyre, pa marrë parasysh, se përpara çfarë sfidash gjenden, meritojnë t’i përkrahim. Talentë të tillë si Fitimi do të jenë përfitues të edicioneve të ardhshme”, shkruan ajo.

Në ditët e ardhshme do të ndahen të gjitha informacionet e nevojshme për mënyrën e aplikimit për të fituar bursën për vitin 2025.

Advertisement

Në koncertin e parë të kësaj nisme u mblodhën 14 mijë euro.

“Me përkrahjen e shumë miqve tanë artdashës dhe sponsorëve të shtëpive operistike në Gjermani, mbrëmë është mbajtur koncerti inaugurues i kësaj nisme, ku edhe u mblodhën gjithsej 14.000 euro”, njoftoi Kajtazi.

The post Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit