Ava Max, këngëtarja e famshme shqiptare, u rrit me dëshirën për t’u bërë pjesë e muzikës pa e menduar se një ditë do të bëhej një yll internacional.

Sukseset e Ava Max gjatë vitit që lamë pas ishin të panumërta. Albumi i saj debutues “Heaven and Hell”, i cili doli në shitje, është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit i një artiste femër në Spotify, përcjell albinfo.ch.

Ava në një intervistë rrëfen për sukseset e shumta që shijoi gjatë vitit 2020, vështirësitë për të arritur aty ku është si dhe planet për të vizituar trevat shqiptare në një të ardhme të afërt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte pikërisht viti 2018 kur bota u njoh me talentin e saj, që me këngën debutuese “Sweet but Psycho”, arriti që të godasë fort në zemrat e publikut, duke arritur që kënga e saj të dëgjohet jo më pak se një miliard në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

Ajo është me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, por e lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amanda Ava Koçi, e njohur artistikisht si Ava Max, u rrit nën dëshirën për t’u marrë me muzikë, ndoshta pa e menduar se një ditë do të bëhej një yll internacional, shkruan telegrafi.

 

The post Ava Max, “Heaven and Hell”, albumi i tretë më i dëgjuar i vitit në Spotify appeared first on Albinfo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";