minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Spotify, sukseset e artistëve shqiptarë sipas statistikave gjatë vitit 2020

0
Spotify, sukseset e artistëve shqiptarë sipas statistikave gjatë vitit 2020

Duke qenë se jemi në prag të fundvitit dhe vëmendja më shumë është tek artistët shqiptarë, edhe gjatë këtij viti janë shënuar të arriturat apo sukseset e tyre në bazë të statistikave të publikuara, përcjell albinfo.ch.

Krahas YouTube, një platformë mjaft e përdorur viteve të fundit është bërë edhe Spotify. Tashmë këngët shqiptare pas kanalit të tyre zyrtar transmetohen edhe në këtë të fundit, si një platformë e besueshme dhe mjaft e pëlqyer.

Së fundmi, këngëtarët shqiptarë kanë ndarë përmes rrjeteve sociale sukseset e tyre që kanë arritur në Spotify gjatë 2020.

Advertisement

Po ashtu, ata tregojnë se sa njerëz kanë dëgjuar këngët e tyre dhe në sa qytete apo shtete janë transmetuar ato. Mozzik, DJ Regard, Kidda dhe Majk – janë ndër artistët që kanë ndarë statistikat rreth muzikës së tyre me fansat në rrjetet sociale.

Majk duket se ka mbledhur mbi 12.2 milionë dëgjime dhe këngët e tij janë transmetuar në 92 vende, Kidda ndërkohë ka mbledhur 40.8 milionë dëgjime, DJ Regard në anën tjetër 653.2 milionë dëgjime, Mozzik 94.9 dhe producenti Cricket 5.5 milionë.

Loredana ndërkaq u shpall reperja më e dëgjuar sivjet në hip-hopin gjerman, sipas Spotify.

 

Advertisement

 

The post Spotify, sukseset e artistëve shqiptarë sipas statistikave gjatë vitit 2020 appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit