minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Balerini Eno Peçi mban koncert nesër te Sheshi “Skënderbej” në Tiranë

0
Balerini Eno Peçi mban koncert nesër te Sheshi “Skënderbej” në Tiranë

Të mërkurën, më 6 korrik, te Sheshi “Skënderbej” do të organizohet koncert nga koreografi dhe ylli i baletit të skenave botërore, Eno Peçi.

Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe Ambasadën e Austrisë në Tiranë.

Ai vjen si pjesë e programit “Rinia krijon kulturë” të Tirana EYC 2022, i cili synon të nxisë rininë për të eksploruar mënyrat se si kultura dhe arti mund të vihen në dobi të jetës së tyre të përditshme, por edhe të kthehen në një mjet të fuqishëm për ndryshime pozitive afatgjata, përcjell albinfo.ch.

Advertisement
ph: FB

 

The post Balerini Eno Peçi mban koncert nesër te Sheshi “Skënderbej” në Tiranë appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit