minibus hire Leeds cheap fuel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT history check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance - Struga Lajm | Struga Lajme
minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance

0
Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, në bashkëpunim me grupin Faithless, ka zënë vendin e parë në WARM Global Dance Radio Chart me këngën “New Religion”, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave të World Airplay Radio Monitor, kënga ka regjistruar mbi 900 transmetime në më shumë se 200 radio në mbarë botën gjatë javës së 8–14 majit, duke u ngjitur kështu në krye të renditjes për javën e 23 majit.

“New Religion”, e publikuar në fillim të marsit, ka shënuar sukses edhe në Billboard, duke arritur më herët vendin e parë në Dance/Mix Show Airplay, si dhe duke u renditur në top-listat Pop Airplay dhe Rhythmic Airplay në SHBA.

Advertisement

Kënga përmban elemente të hitit klasik të Faithless “Insomnia”, duke sjellë një kombinim të tingujve nostalgjikë me stilin modern elektronik që e ka bërë të suksesshme në tregun global.

Me këtë sukses, projekti shënon një tjetër arritje të rëndësishme si për Bebe Rexhën ashtu edhe për Faithless në skenën ndërkombëtare të muzikës dance./Albinfo.ch

The post Bebe Rexha dhe Faithless arrijnë në majën e listës globale të muzikës dance appeared first on Albinfo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit